Panorama (Albania)

Reforma Zgjedhore, BE apel politikës për bashkëpuni­m

Ambasadorj­a gjermane Schütz: Përfundoje­ni, është kusht i BE- së

-

Ambasadorë­t e vendeve të BE- së në Tiranë i bënë thirrje politikës shqiptare të bashkëpuno­jnë për Reformën Zgjedhore si kusht për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Apeli erdhi gjatë tryezës së organizuar nga Komisioni Parlamenta­r Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, ku mungonte opozita dhe të pranishëm ishin vetëm deputetët e maxhorancë­s. Ambasadorj­a gjermane që është financuesj­a kryesore e kësaj reforme e quajti bllokuese sjelljen e opozitës. "Lërini bllokimet, përfundoni Reformën Zgjedhore sepse është kusht i BE- së. Duke pasur parasysh vendimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësim­it vitin që vjen, është e rëndësishm­e që të mos humbni kohë. Ne presim që të gjithë grupet parlamenta­re, duke përfshirë edhe opozitën të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me Reformën Zgjedhore dhe për ta bërë atë të zbatueshme deri në zgjedhjet e ardhshme vendore", u shpreh Susanne Schütz, ambasadore e Gjermanisë në Tiranë. Ambasadori i ri i BE- së nuk ishte i pranishëm në tryezë, por e shprehu qëndrimin e tij përmes një deklarate për shtyp. "Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërf­shirëse për të trajtuar rekomandim­et prioritare të OSBE- ODIHR- it. Në Komisionin Parlamenta­r AdHoc është bërë një punë shumë e mirë për Reformën Zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojn­ë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019", është shprehur ambas- adori i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca. Në një linjë ishte dhe ambasadori i OSBE- së në Tiranë. "Mirëpresim vënien në tryezë të një drafti për ndryshime në Kodin Zgjedhor. I nxisim të gjithë aktorët politikë të përfshihen në dialog konstrukti­v në lidhje me këtë draft. Mund të gjenden edhe mënyra të tjera për adresimin e rekomandim­eve të OSBE/ ODIHRit, dhe sugjerime të detajuara nga aktorë të tjerë politikë do të ishin ndihmë për nisjen e një dialogu domethënës" u shpreh Bernd Borchard, ambasador i OSBE- së. I përzgjedhu­ri i Partisë Demokratik­e për të shkru- ar amendament­et për Reformën Zgjedhore, Ilir Rusmajli, jo vetëm që nuk mungoi, por ftoi edhe partinë e tij të rikthehet në Kuvend. "Mua më vjen keq që opozita nuk është këtu në këtë tryezë, dhe jo sepse nuk është këtu me këta njerëz në këtë sallë, por që mungon në dialog. Unë ju bëj thirrje ju përfaqësue­sve të maxhorancë­s, që jeni këtu, të mos lodheni së kërkuari për të gjetur aksesin tek opozita. Nuk është asnjëherë vetëm faji i njërës palë mungesa e dialogut, kurrë. Mos e leni t'u digjet kjo mundësi e artë për dialog në Shqipëri", u shpreh Rusmajli.

 ??  ?? Tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore
Tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania