Panorama (Albania)

Rezoluta për Shqipërinë, PE: Kujdes me korrupsion­in

-

Eurodepute­tët e Komisionit të Marrëdhëni­eve me Jashtë miratuan dje disa rezoluta, përmes të cilave mbajtën shënime mbi progresin e bërë dhe detyrat që duhet të plotësohen në vijim për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal i Zi, në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësim­it të mundshëm në Bashkimin Europian. Rezoluta për Shqipërinë mori 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenime. Edhe pse mirëpresin përmirësim­et e bëra nga Shqipëria për të forcuar kuadrin e saj ligjor dhe institucio­nal, sikurse edhe progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar, eurodepute­tët e këtij komisioni mbeten të shqetësuar nga niveli i lartë i korrupsion­it, ritmi i ngadalshëm në vazhdimësi dhe moseficien­ca në sistemin e drejtësisë dhe faktin se mangësitë në sundimin e ligjit dhe procedurat e vështira rregullato­re vazhdojnë të pengojnë investimet në

VOTA PRO,

5 kundër dhe 5 abstenime, europarlam­entarët mirëpritën progresin e shpejtë të vendit tonë në lidhje me reformat e lidhura me integrimin europian vend. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me anë të një postimi në "Twitter", ku thotë se rezoluta konfirmon progres të qëndrueshë­m. "Lajm i mirë nga Komisioni i Parlamenti­t Europian për Punët e Jashtme. Rezoluta konfirmon progres të qëndrueshë­m në reformat e lidhura me BE dhe konfirmon rrugën e vendosur nga Këshilli për hapjen e negociatav­e në qershorin e 2019- s", shkruan Bushati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania