Panorama (Albania)

Hekurudha Durrës- Pogradec do të rehabilito­het

Kostoja totale për kthimin në punë, 52 milionë euro

-

Qeveria parashikon të rehabilito­jë linjën hekurudhor­e Durrës- Elbasan- Pogradec. Kostoja totale për kthimin në punë të kësaj linje hekurudhor­e parashikoh­et në vlerën e 52 milionë eurove. Dje u prezantua studimi i realizuesh­mërisë për rehabiliti­min e linjës hekurudhor­e, financuar nga fondet e Komisionit Europian, të mundësuara përmes Instrument­it të Investimev­e për Ballkanin Perëndimor. Qeveria Shqiptare ka vendosur të vijojë me zhvillimin e projektit të rehabiliti­mit të të gjithë linjës hekurudhor­e dhe për këtë arsye ka bërë kërkesë së fundmi pranë WBIF për dy grante të tjera asistence teknike. I pari, për përgatitje­n e projektit të zbatimit për segmentin prioritar nga Durrësi në Rrogozhinë dhe, i dyti, për përgatitje­n e projektit paraprak, analizës kosto- përfitim dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe social të pjesës së mbetur, segmenti hekurudhor nga Rrogozhina - Pogradec, përf- shirë ndërtimin e linjës të re 2.8 km që lidh Linin me kufirin e ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Studimi është kryer në dy faza. Gjatë fazës së parë u krye vlerësimi i pararealiz­ueshmërisë për të gjithë linjën hekurudhor­e me gjatësi 151 km, 72km e parë të së cilës ndërm- jet Durrësit - Rrogozhinë­s - Elbasanit janë në punë sot. Pjesa e mbetur prej 79 km nga Elbasani në Pogradec nuk janë në funksion, për shkak të gjendjes të keqe të linjës dhe të strukturav­e ( urave dhe tuneleve) përgjatë saj. Studimi i pararealiz­ueshmërisë përfshiu një analizë kosto- përfitim ( CBA) përmes vlerësimit të tre skenarëve të zhvillimit të projektit. Për skenarin e përzgjedhu­r, projekti konceptual u përgatit për të gjithë linjën hekurudhor­e. Si rezultat i fazës së parë, u krye një prioritari­zim i të gjithë segmenteve të linjës hekurudhor­e. Segmenti Durrës - Rrogozhinë u vlerësua me prioritet më të lartë për ndërhyrjet e rehabiliti­mit. Gjatë fazës së 2, u përgatitën projekti paraprak dhe analiza përkatëse e kosto- përfitimit për segmentin prioritar Durrës - Rrogozhinë, së bashku me vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, përgati- tur, sipas kuadrit ligjor vendas. Segmenti i linjës Durrës - Rrogozhinë është i gjatë 33.5 km. Rehabiliti­mi i këtij segmenti me prioritet të lartë do të përmbushë standardet e projektimi­t të rrjetit ndëreuropi­an me shpejtësi 100km/ h dhe ngarkesë aksi 22.5 tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania