Panorama (Albania)

Arrestohen dy skafistë nga Vlora, po trafikonin rreth 560 kg hashash

-

Dy skafistë nga Vlora janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane, pasi u kapën duke trafikuar një sasi prej rreth 560 kg hashash drejt Italisë. Ata u ndaluan në afërsi të Brindisit, pasi kishin hedhur në det pakot me lëndë narkotike, të cilat u sekuestrua­n gjatë operacioni­t. Gjithashtu u arrit të bllokohet edhe mjeti lundrues që ishte përdorur për trafikimin e drogës nga dy skafistët e arrestuar. "Guardia di Finanza italiane në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindisit, Itali. Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë", njoftoi dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Të njëjtat burime thanë se janë arrestuar nga pala italiane shtetasit me iniciale G. M, 32 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, nga Vlora, të cilët ishin në mjetin lundrues dhe po trafikonin lëndën narkotike që u sekuestrua. Policia e Shtetit tha dje se dy forcat policore po punojnë bashkërish­t për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunë­torë në këtë tentativë trafikimi. Dy të arrestuari­t po mbahen aktualisht në qelitë e paraburgim­it në Itali dhe nga të dhënat e deritanish­me mësohet se nuk kanë pranuar të japin shpjegime për ngjarjen, apo persona të tjerë të përfshirë në këtë rast trafikimi. Burimet thanë se skafi që po transporto­nte drogën dyshohet se është nisur nga brigjet e Vlorës dhe kishte si destinacio­n Italinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania