Panorama (Albania)

Patrulla e Përgjithsh­me, 2679 të rinj kualifikoh­en për konkurs

-

Policia e Shtetit njoftoi dje se 2679 të rinj janë kualifikua­r për t'iu nënshtruar fazave të testimit për Patrullë të Përgjithsh­me në Kolegjin e Policisë, ndërsa janë shpallur edhe datat e testimit me shkrim. Në përfundim të procedurav­e të shqyrtimit të dokumentac­ionit të dorëzuar nga aplikantët për të konkurruar në Kolegjin e Policisë për Patrullë të Përgjithsh­me, procesi i aplikimit u hap më datën 20 korrik dhe zgjati deri më datën 20 shtator, si dhe procesi i verifikimi­t përfundoi më datën 9 tetor. Nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëv­e, që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurrimi­t, është 2679, nga këta 2295 meshkuj dhe 384 femra. Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit "Për rregullat e konkurrimi­t për pranimin në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithsh­me", faza e parë e konkurrimi­t, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat: 15 dhe 16 tetor 2018, sipas numrave kodikë. Më datën 15 tetor, në orën 07: 00, do të zhvillohet testimi për aplikantët e qarqeve Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastë­r, si dhe një pjesë e aplikantëv­e të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me kodet nga 0929 deri në 1000. Më datë 16 tetor, grupi i parë, në orën 07: 00, do të zhvillohet testimi me shkrim me aplikantët e qarkut Shkodër me kodet nga 1001 deri më 1057, me aplikantët e qarkut Elbasan, Berat, Fier, Vlorë si dhe me aplikantë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës nga numri i kodit 1964 deri në 2000. Po më datën 16 tetor, grupi i dytë, në orën 11: 00, do zhvillohet testimi me aplikantët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me kodet 2001 deri në 2677 dhe dy aplikantë me numrat e kodit 2678 e 2679. Aplikantët, duke filluar nga data 10.10.2018, njoftohet se duhet të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar për t'u pajisur me fletën e pranimit për testim. Aplikantët duhet të kenë me vete kartën e identi- tetit ose pasaportën dhe fletën e pranimit për testim të lëshuar nga Drejtoria Vendore e Policisë ku është i shënuar dhe numri kodik përkatës. Akademia e Sigurisë ka marrë masa për zhvillimin e fazave të konkurrimi­t sipas rendit të mëposhtëm. "Policia e Shtetit garanton të gjithë aplikantët se ka marrë të gjitha masat me qëllim kryerjen e një procesi testimi të drejtë, të paanshëm dhe transparen­t, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskrim­inimit", thuhet në njoftimin e Policisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania