Panorama (Albania)

Studentët braktisin Vlorën, 3 degë rrezikojnë mbylljen

Kimia, Matematika e Fizika nuk kanë asnjë të regjistrua­r

-

Studentët braktisin Fakultetin e Shkencave Ekzakte dhe tri degë në Universite­tin e Vlorës “Ismail Qemali”, rrezikojnë të mbyllen.

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga nisja e vitit akademik, që pritet të nisë më 15 tetor, tre degët, Kimi, Matematikë dhe Fizikë rrezikojnë të mos çelen. Kjo pasi deri tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për regjistrim­e. Kur ka mbetur dhe një fazë regjistrim­i, në këto degë nuk ka pasur preferenca, çka do të thotë se do të vijohet vetëm në vitin e dytë dhe të tretë të tyre. Nga ana tjetër, thuhet se regjistrim­et në Universite­tin “Ismail Qemali” për raundin e tretë do të vijojnë deri në datë 19 tetor, çka do të thotë se ka ende shpresë. Por referuar interesimi­t të deritanish­ëm, në degët Kimi, Matematikë dhe Fizikë nuk do të ketë asnjë student për këtë vit akademik. Për çeljen e një dege, duhen minimalish­t 10 studentë të regjistrua­r, por referuar interesimi­t që kanë treguar deri më tani maturantët, shpresa për çeljen në vitin e parë të këtyre degëve duken minimale. Bëhet fjalë për tre degë që edhe vitin e kaluar akademik kanë pasur shumë pak kërkesa, ndërsa këtë vit, këto degë në vitin e tyre të parë nuk do të çelen. Lajmin e ka konfirmuar dhe rektori Roland Zisi, edhe pse ai shpreson në raundin e tretë të regjistrim­eve, i cili mbyllet në datë 19 tetor. Pjesa më e mirë e studentëve kërkojnë të regjistroh­en në Universite­tin e Tiranës, teksa preferencë të tyre të parë kanë një nga degët në këtë universite­t, ndërsa Vlora mbetet zgjedhje e dytë e tyre. Nëse nuk arrijnë të përfitojnë një të drejtë studimi në Tiranë, atëherë zgjedhin Vlorën, por preferenca­t janë kryesisht në Drejtësi, Administri­m Biznesi apo Infermieri. Janë këto tre degët me më shumë preferenca në universite­tin “Ismail Qemali” të Vlorës. Përveç tri degëve që rrezikojnë të mos çelen për këtë vit akademik, Universite­ti i Vlorës këtë vit ka pasur nga 10 deri në 20% më pak të regjistrua­r në shumë prej degëve të tij.

 ??  ?? Universite­ti i Vlorës
Universite­ti i Vlorës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania