Panorama (Albania)

Plagos për sherrin e vjetër, dy në pranga

-

ELBASAN - Hakmerret për sherrin e vjetër, plagosen dy persona në berberhane. Autori është Stilian ( Bruno) Hyseni, 32 vjeç, ndërsa bashkë me të është arrestuar dhe Ilborjan Fezullahu, 28 vjeç, si bashkëpunë­tor. Shkak është bërë një sherr që 32vjeçari Hysni ka pasur shtetasin G. K., disa muaj më parë në një lokal në Cërrik. Hyseni ka mbajtur inat për këtë ngjarje dhe për këtë arsye në momentin që e ka parë në berberhane ka shkuar dhe e ka qëlluar me armë. Në sherr ka ndërhyrë dhe një person tjetër, që është dhunuar fizikisht nga 32vjeçari dhe shoku i tij, Ilborjan Fezullahu. Për kapjen e tyre, u angazhuan rreth 30 forca policie. Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën ku u përfshinë dhe forca së posaçme Shqiponjat nga Elbasani. “Nga Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Cërrik u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Stilian ( Bruno) Hyseni, 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut dhe Ilborjan Fezullahu, 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë”, bën me dije Policia. Të arrestuari­t akuzohen se kanë plagosur me pistoletë shtetasin G. K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J. R., banues në Cërrik, për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes, u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja pistolete, ndërkohë ende nuk është gjetur arma e krimit. Ndërkohë, një person i tretë që u arrestua me akuzën e përkrahjes së autorëve, u la i lirë pasi nga verifikime­t rezultoi se shtetasi A. Zh nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur, pasi dy autorët pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkulloni­n para se të ndodhte ngjarja.” m. s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania