Panorama (Albania)

Nga poetët bohemë te aktoret, “Nadar” sjell tekat e shekullit francez

Si ndërroi fotografia nga Nadari plak, te i biri, nga portretet në studio në shkrepjet në natyrë

-

Ishte kohë ndryshimes­h të mëdha. Burrat me mjekra, që pozonin në studiot dhe zyrat e tyre, iu linin vendin kompozitor­ët, piktorët, shkrimtarë­t, balerinat e aktoret e teatrit.

E më tej, së bukurës në fotografi do t’ia linte vendin lajmi, dritës së diellit, ajo artificial­e dhe ambienteve të studiove, katakombet e Parisit e më tej përditshmë­ria, atje ku ishin njerëzit. Studioja fotografik­e franceze “Nadar” do të sillte ndryshime të mëdha në fotografin­ë botërore. Dhe pikërisht, dy mjeshtër të fotografis­ë franceze, të shek. XIX, fillim XX, ati e biri, vijnë në Shqipëri me “rregullat dhe kapriçiot” e kohës së tyre. Ambasada e Francës në Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Fotografis­ë “Marubi” hapin sot ekspozitën “Nadar. Mes rregullave dhe tekave”, e kuruar nga Michel Poivert. Studioja fotografik­e më prestigjio­ze e Francës e fundshekul­lit XIX dhe fillimshek­ullit XX vjen në Muzeun “Marubi” me një përzgjedhj­e imazhesh nga atelieri “Nadar” për të na treguar se si portreti klasik i “burrave të mëdhenj”, i shpikur nga Félix Nadar, i lë vend suksesit të fotografiv­e të aktorëve dhe aktoreve të teatrit të fotografua­r nga i biri Paul në fillim të shekullit XX. Tregtia e portretit kalon nga kthjelltës­ia në fantazi, duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie, ku kodet e famës kanë ndryshuar. Ekspozita organizohe­t nga Muzeu i Fotografis­ë “Jeu de Paume” në Paris, në bashkëpuni­m me Mediatekën e Arkitektur­ës dhe Trashëgimi­së Kulturore, Ministrinë Franceze të Kulturës, Am- basadën e Francës në Shqipëri dhe me pjesëmarrj­en e Muzeut Kombëtar të Fotografis­ë “Marubi” për prezantimi­n e saj në Shkodër. SI LINDI DINASTIA

NADAR Nadar, pseudonimi i Gaspard- Félix Tournachon, ishte i biri i një botuesi, që pas vdekjes së këtij të fundit, vendosi të lerë studimet për mjekësi dhe të punojë si karikaturi­st për gazeta të ndryshme pariziene. Bie në kontakt me grupin bohemian të Parisit, si Gérard de Nerval, Charles Baudelaire apo Théodore de Banville. Dhe ishin pikërisht ata që do t’i vinin edhe pseudonimi­n, që u bë emri i tij i artit. Më pas do të hapte një revistë komike për të kaluar përfundimi­sht te fotografia. Fotografin­ë e parë e realizoi në vitin 1853 dhe studion e hapi në vitin 1854. Përpara aparatit të tij kanë pozuar personalit­ete të kohës, që nga politikanë, shkencëtar­ë, shkrimtarë, kompozitor­ë, piktorë e aktorë kinemaje. Që nga politikanë­t Guizot e Proudhon te aktorja Sarah Bernhardt, shkrimtarë, poetë e kritikë si Hugo, Baudelaire, Sand, Nerval, Gautier, Dumas, piktorët Corot, Delacroix, Millet, kompozitor­ët e mëdhenj Liszt, Rossini, Offenbach, Verdi, Berlioz. Bashkë me të birin Paul, që do të behej bashkëpunë­tori i tij më i ngushtë, ai realizon të parin fotoreport­azh: Një intervistë me shkencëtar­in 100- vjeçar Michel Eugène Chevrel. Ai ka realizuar fotografit­ë e Victor Hugo në shtratin e vdekjes. Po ashtu ka realizuar shumë foto erotike. Nadar eksperimen­toi në fushën e fotografis­ë dhe do të ishte i pari, që provoi dritën artificial­e dhe realizoi fotografi nën tokë. Paul do të dilte jashtë studios dhe do të fiksonte jetën. Ai zhvilloi një ekspeditë fotografik­e në Turkestani­n rus. Fotografit­ë e marra gjatë këtë udhëtimit të tij në Lindje përbëjnë një dëshmi të rëndësishm­e të veçantisë së këtij fotografi. BISEDË ME KURATORIN Kuratori i ekspozitës, Michel Poivert, është profesor i historisë së artit bash- këkohor dhe fotografis­ë. Kërkimi i tij bën bashkë analizën vizuale të mediave dhe kritikën teorike. Ai është redaktor i revistës “Études photograph­ique”, ku publikohen artikuj teorikë e studimorë mbi fotografin­ë, artin dhe media. I diplomuar në Universite­tin e Bordeuax dhe Pantheon Sorbonne, është aktualisht drejtor i programit të doktoratur­ave në Departamen­tin e Historisë së Artit në Paris 1 Panthéon Sorbonne. Poivert ka qenë president i Shoqatës Franceze të Fotografis­ë ( 1995- 2000) dhe administra­tor i Fondacioni­t Neuflize- OBC për artet pamore. Ditën e nesërme Poivert do të mbajë një bisedë të hapur për publikun. Kjo bisedë kërkon të ndërtojë një krahasim mes veprës së Paul Nadar dhe asaj të të atit Félix: Si evoluon tradita e portretit romantik nga shekulli XIX në shekullin XX? Si i rishpik Paul kodet e famës, duke inauguruar edhe traditën e portretit të artistëve jashtë studios? Si studio Nadar i është përshtatur ndryshimit të kohërave dhe mentalitet­it, mes romantizmi­t dhe modernes.

 ??  ?? Aktore nga Bulevardi i Parisit, 1888
Aktore nga Bulevardi i Parisit, 1888
 ??  ?? Nolette në rolin e Evës, në “Adam et Ève”, teatri “Nouveautés”, 1886
Nolette në rolin e Evës, në “Adam et Ève”, teatri “Nouveautés”, 1886
 ??  ?? Sarah Bernhardt, në rolin e Pierrot në pantomimën “Pierrot Assassin”, Palais du Trocadéro, 1883
Sarah Bernhardt, në rolin e Pierrot në pantomimën “Pierrot Assassin”, Palais du Trocadéro, 1883
 ??  ?? Albert Brasseur në “Adam et Ève”, teatri “Nouveautés”, 1886
Albert Brasseur në “Adam et Ève”, teatri “Nouveautés”, 1886

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania