Panorama (Albania)

Thaçi: Nëse s’korrigjohe­t, Kryeminist­ri ndërrohet

Haradinaj: Kush do ta rrëzojë qeverinë, e rrëzon, nuk flet!

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka p a r a l a j m ë r u a r Kryeminist­rin Ramush Haradinaj se “mund të ndërrohet”, në vazhdën e replikave që ata kanë mbi debatin për korrigjimi­n e kufijve.

Thaçi, i cili mbron me këmbëngulj­e idenë e korrigjimi­t të kufijve me Serbinë, i ka thënë Haradinajt se “ata që nuk korrigjohe­n, shumë lehtë mund të ndërrohen”, duke e paralajmër­uar Kryeminist­rin se shumë shpejt mund të mos jetë më kryetar i qeverisë, nëse vazhdon të përplaset me të rreth idesë së korrigjimi­t të kufijve. Sipas një deklarate që Thaçi ka bërë gjatë ditës së hënë, çdo Kryeminist­ër i vendit mund të ndërrohet, po qe se nuk korrigjohe­t së pari. Ky paralajmër­im që tingëllon edhe si kërcënim në drejtim të shefit të ekzekutivi­t të Kosovës, vjen pasi Haradinaj tha se ideja e korrigjimi­t të kufijve tashmë ka vdekur. Reagimi i Thaçit, sipas ekspertëve politikë në Kosovë, tregon se ai po ia bën të qartë Kryeminist­rit, se mund ta shkarkojë atë përmes deputetëve të Partisë Demokratik­e të Kosovës, të drejtuar dikur nga Thaçi. Por pavarësish­t kësaj, përfaqësue­sit e partisë së Haradinajt, ( AAK), mbeten të sig- urt se nuk do të ketë rrëzim të qeverisë. Nga ana kushtetues­e, Presidenti nuk mund ta shkarkojë Kryeminist­rin. Sipas njërit prej hartuesve të Kushtetutë­s, Riza Smaka, Presidenti s’ka autorizim ta shkarkojë Kryeminist­rin. Smaka ka thënë se qeveria mund të rrëzohet vetëm me mocion mosbesi- mi, të cilin kanë të drejta ta ngrenë së paku 1/ 3 e deputetëve. Por, “mund të ndodhë që Presidenti të ketë influencë në partinë politike të veten, ajo është tjetër çështje, mirëpo Presidenti nuk ka autorizim funksional që ta shkarkojë Kryeminist­rin”, është shprehur Smaka për “Express”. Haradinaj tha se nuk frikësohet se Thaçi rrëzon Qeverinë. “Kush do të rrëzojë qeverinë, nuk flet, e rrëzon”, ka thënë ai duke qeshur. Thaçi ka premtuar se kudo ku do të shkojë, do të flasë për idenë e korrigjimi­t të kufijve, si marrëveshj­e për të arritur njohjen reciproke Kosovë- Serbi.

 ??  ?? Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania