Panorama (Albania)

Nikki Haley nuk do të përfaqësoj­ë më SHBA- të në OKB

-

Nikki Haley nuk do të jetë më ambasadorj­a e SHBA në OKB vitin e ardhshëm, pasi ka dorëzuar dorëheqjen te Presidenti Donald Trump. Ajo do të qëndrojë në detyrë deri në fund të vitit. Trump e ka pranuar dorëheqjen e saj. Të ulur krah për krah në Zyrën Ovale, Trump e vlerësoi Haley si një person fantastik që ka bërë një punë të pabesueshm­e. Ai tha se me kënaqësi do të mirëpriste kthimin e saj në administra­tën e tij. “Ajo ka bërë një punë fantastike dhe ne kemi bërë një punë fantastike së bashku. Ne kemi zgjidhur shumë probleme dhe ne jemi në procesin e zgjidhjes së shumë problemeve”, u shpreh Presidenti. Trump tha se Haley ka qenë shumë e veçantë për të dhe e ka lavdëruar si një person që i kupton gjërat. Ai tha gjithashtu se Haley mund të zgjidhte ndonjë post në administra­të nëse ajo ndonjëherë vendos se dëshiron të bashkohet me administra­tën e tij. Brenda dy apo tri javësh, Trump do të emërojë dikë tjetër për postin e lartë diplomatik të SHBA në Kombet e Bashkuara. Ndërsa Haley tha se “ka qenë nderi i tërë jetës së saj që shërbyer si ambasadore e OKB- së”, por shtoi se ishte koha për t’u larguar nga administra­ta. “Nuk ka arsye personale”, theksoi ajo, duke shpjeguar pse po largohet. “Është shumë e rëndësishm­e për zyrtarët qeveritarë që të kuptojnë se kur është koha për të dalë mënjanë. Unë dua të siguroj që administra­ta, ky President, ka personin më të fortë për të luftuar”, tha ajo. Haley ka vlerësuar edhe anëtarët e ekipit të Trump, duke përfshirë këshilltar­ët e lartë Jared Kushner dhe Ivanka Trump. “Jared është një gjeni kaq i fshehur, që askush nuk e kupton. Ne jemi një vend më i mirë për shkak se ata janë në administra­të”, tha ajo. Haley ka qëndruar rreth një vit e gjysmë në administra­të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania