Panorama (Albania)

Helmimi i ish- agjentit në Angli, i dyshuari i dytë është mjek ushtarak rus

-

Një nga njerëzit e dyshuar për helmimin me substancën toksike ushtarake “Novichok” të një ish- spiuni rus dhe të bijës së tij në Angli, është një mjek ushtarak, i cili punon për agjencinë ruse të inteligjen­cës, GRU, thuhet në një raport të ueb- faqes hetuese britanike, “Bellingcat”. Dr. Alexander Yevgenyevi­ch Mishkin, 39 vjeç, përdori pseudonimi­n Aleksandër Petrov kur udhëtoi në Salisbury, Angli, në fillim të marsit, për një sulm ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, sipas “Bellingcat”. Mishkin është identifiku­ar përmes provave të mjekësisë ligjore dhe dëshmisë së dëshmitarë­ve në Shën Petersburg dhe në fshatin e tij të lindjes, Loyga, në Veri të Rusisë. Ai është diplomuar në një prej akademive mjekësore ushtarake të Rusisë dhe u stërvit si doktor i forcave të armatosura detare ruse. Deri në vitin 2014, adresa e regjistrua­r e Mish- kin në Moskë ishte “Khoroshevs­koe Shosse 76B”, e njëjta adresë si selia e GRU, thuhet në raportin e “Bellingcat”. Mishkin besohet se ishte rekrutuar në GRU ndërsa ishte në shkollë mjekësore. Ai ka udhëtuar në Ukrainë gjatë trazirave të dhunshme në vitin 2013 dhe besohet se është “suport” për separatist­ët pro- rusë. “Bellingcat”, i themeluar nga gazetari britanik Eliot Higgins, ka dalë në përfundimi­n se një oficer tjetër i fshehtë rus në shërbimet e zbulimit, i dyshuar për helmimin e Skripalëve në Salisbury, përdori pseudonimi­n Ruslan Boshirov. Ai është në fakt një agjent i dekoruar rus me emrin Anatoliy Chepiga. Chepiga është një kolonel i GRU dhe marrësi i çmimit më të lartë të Rusisë për shërbimin ushtarak. Nëse këto hetime pohohen edhe nga hetuesit zyrtarë britanikë, Rusia është përgjegjës­e për helmimin e Skripalëve.

 ??  ?? Alexander Petrov ( Mishkin)
Alexander Petrov ( Mishkin)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania