Panorama (Albania)

Panuçi: Kur humbas, nuk i flas as gruas

"Mungesat limitojnë zgjedhjet në ekip, grupi po tregon karakter"

-

Në konferencë­n për shtyp para ndeshjes me Jordaninë, Kristian Panuçi kishte ndërruar kurs, duke hequr nervozizmi­n dhe duke u shfaqur më shumë i buzëqeshur se zakonisht.

I gatshëm për t'iu përgjigjur më drejtpërdr­ejt pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me sfidën me Jordaninë, tekniku i Kombëtares pranoi se do të provojë disa të rinj në këtë miqësore, teksa theksoi se dera do të jetë e hapur për këdo që luan mirë dhe se ka në vëzhgim të gjithë lojtarët që po bëjnë mirë aktualisht me ekipet e tyre. "Uzuni shkoi te Lokomotiva, luajti pesë ndeshje, e ndoqa dhe erdhi në Kombëtare. Jam shumë i kënaqur për të, sepse është një talent dhe ka karakteris­tika që ne si grup nuk i kemi", u shpreh ndër të tjera ai, teksa e cilësoi të rëndësishm­e miqësoren e sotme, e cila do të nisë në orën 20: 00 dhe do të luhet në "Elbasan Arena", për rezultatin, por edhe në funksion të Izraelit.

Si është gjendja e grupit këto ditë, duke qenë se në ndeshjet e fundit kanë qenë pak të aktivizuar. Gjendja është shqetësues­e apo optimiste?

Kemi disa lojtarë që luajnë pak minuta, si: Binaku, Grezda, Mavraj, Gjimshiti. Ata duhet të luajnë, pasi kanë pak minuta kohët e fundit në klubet e tyre. Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër ( sot). Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të rëndësishm­e, sepse në fund të fundit është e Kombëtares.

Pse është zgjedhur Jordania? Sepse vjen nga i njëjti vend me Izraelin dhe kanë mentalitet të ngjashëm apo zgjedhje e kushtëzuar?

Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Është një impenjim për të përgatitur ndeshjen me Izraelin, vetëm për këtë arsye. Edhe pse është disi e vërtetë, pasi si skuadra kanë disa ngjashmëri. Jordania është skuadër teknike që nuk ka presion dhe luan një futboll diskret, ndaj nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

Gega ka thënë që Trashi meriton Kombëtaren, por ju keni thirrur lojtarë që nuk dihet se ku luajnë…

Ka shumë futbollist­ë që po ndjekim. Besoj se në një vit që jam këtu kur ka qenë mundësia për t'i afruar, si për shembull Vrioni, i kam sjellë, sepse djemtë me talent dhe të rinj… Si rasti i Uzunit. Jam i hapur për të gjithë, portat janë të hapura për këdo.

Besir Demiri, ndër më të mirët në Ukrainë, ka dalë edhe në formacioni­n e javës si dhe luan rregullish­t, por nuk është thirrur. Pse?

Nuk është thirrur, pasi kohët e fundit Lenjani po luan sërish dhe ka më shumë eksperienc­ë se Demiri. Fakti që e thirra herën e kaluar do të thotë që është një futbollist që unë e ndjek, si Memolla. Në bazë të formës, e thërras. Lenjani ka më shumë eksperienc­ë në Kombëtare, ndaj Demiri qëndron në shtëpi, por s'do të thotë që s'do vijë herën tjetër.

Një reflektim pas Skocisë, thatë që kaq limite ka pas humbjes në Skoci. E

vërtetë?

Nëse skuadra jonë shkon në Skoci dhe ka disa mungesa, si Roshi, Grezda, Sadiku e të tjerë, normale që limitet ulen. Është një skuadër që ka më pak mundësi për të bërë ndryshime. Bëhet fjalë për limitet e lojtarëve, por kjo skuadër i ka mundësitë. Nëse jemi të gjithë, ta provojmë për të shkuar në Europian. Edhe Basha që nuk ishte rikuperuar ndaj Izraelit. Nëse do kishim këta shtatë lojtarë, do ishte më e plotë skuadra. Nuk është ofenduese se ka limite në këtë rast. Kroacia u mund me 6 gola në Spanjë, Italia në 15 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm katër. Është një moment ku duhet të qëndrojmë të qetë.

Hysaj pas Skocisë tha se

"skemën që përdorëm në pjesën e dytë, nuk e kishim aplikuar kurrë në stërvitje". Është kështu, apo jo?

Për një lojtar që luan në Champions si Hysaj, nuk mendoj se një modifikim me tre mbrojtës, do ndryshonte diçka të madhe. Edhe me De Biazin është luajtur me tre. Nuk ndryshon asgjë. Marrim gol nga goditje këndi… S'është problem skeme, është veçanti që ndodh në lojë.

Pika më e fortë e Izraelit ishin dy sulmuesit shumë të shpejtë. Do ndryshojnë lojtarët në mbrojtje apo mënyra e mbrojtjes?

Ndonjë prej sulmuesve të Izraelit nuk do të jetë. Të mendojmë për Jordaninë, sepse është e rëndësishm­e dhe të enjten më pas të shohim për Izraelin dhe Skocinë. I kam disa ide për Izraelin. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do jetë ' katastrofë', siç thoni ju.

Do luajnë të rinjtë si Vrioni dhe a do lihet pushim Basha për Izraelin?

Basha është në dispozicio­n për nesër ( sot) dhe të shohim, sepse nesër ( sot) do të bëj vlerësimin edhe për Izraelin. Sa i përket Vrionit, është një mesazh edhe për U- 21 dhe të rinjtë dhe e solla këtu edhe si një shpërblim, sepse luajti mirë kundër Italisë. Edhe sa i përket pyetjes që m'u bë më parë për Trashin, Kombëtarja është e hapur për atë që është i zoti. Uzuni shkoi te Lokomotiva, luajti pesë ndeshje, e ndoqa dhe erdhi në Kombëtare. Jam shumë i kënaqur për të, sepse është një talent dhe ka karakteris­tika që ne si grup nuk i kemi. Ndonjë nga të rinjtë do ta shohim në fushë me Jordaninë.

Me Shqipërinë keni pasur një ecuri fantastike. A duhet të jeni më i qetë në konferenca?

Jam i qetë, thjesht jam i mërzitur kur humbas. Kam një raport të keq me humbjen. Kur shkoj në shtëpi, e fejuara ime duhet të ketë rënë në shtrat të flejë, nuk duhet të më flasë, sepse unë nuk flas me asnjë pas humbjes dhe nuk dua të shoh asnjë. Kam luajtur 20 vite dhe kam punuar 7 vite në TV. Kur nuk i kuptoj disa pyetje, mërzitem. Por, kam respekt të madh për punën tuaj ( të gazetarëve).

 ??  ?? Andi Lila dhe Trajneri Kristian Panuçi
Andi Lila dhe Trajneri Kristian Panuçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania