Panorama (Albania)

Legalizime­t, emrat që marrin tapitë në Tiranë

Procedurat dhe afatet për regjistrim­in e pronës në Hipotekë

-

ALUIZNI publikon listën e re të familjeve që marrin tapitë në Tiranë. Procedura e afatet për regjistrim­in e pronës në Hipotekë të përfituesv­e

Janë 160 familje që kanë gati lejen e legalizimi­t në kryeqytet. ALUIZNI ka publikuar dje listën e përfituesv­e, të cilët duhet të paraqiten në sportelet e Drejtorisë Tirana Rurale për të tërhequr lejen.

Pas kësaj praktike, procedura e radhës që ndiqet është ajo e regjistrim­it të pronës në Hipotekë. Sipas vendimit për "Përcaktimi­n e rregullave të bashkërend­imit të punës me Hipotekën", në më pak se një muaj pas marrjes së lejes, qytetarët do të kenë mundësi që të marrin edhe tapinë. Aplikimi nuk bëhet nga qytetarët, por nga Agjencia e Legalizime­ve. Pasi ka lëshuar lejen, ky institucio­n ka detyrimin për të dërguar dosjen në Hipotekë dhe për të ndjekur të gjithë procesin deri në përmbyllje­n e tij. Nga momenti i marrjes në shqyrtim të kërkesës, Hipoteka, brenda 10 ditëve, ka detyrimin për të bërë regjistrim­in e objektit. Në rastet kur është bërë kalimi i pronësisë, bëhet edhe regjistrim­i i pronës, në të kundërt regjistroh­et vetëm objekti dhe procedurat e tokës nisin pas kalimit të listave në qeveri. Ndërkohë, kur pagesa e truallit nuk është kryer regjistrim­i, bëhet me hipotekë ligjore, e cila hiqet 5 ditë pas shlyerjes së detyrimit financiar.

REGJISTRIM­I

Prej muajit shtator, në Agjencinë e Legalizime­ve ka ni- sur edhe regjistrim­i i banesave të para ' 91. Janë 40 deri në 60 mijë familje që përfitojnë. Ky proces nuk është i kufizuar në afat, çka do të thotë se qytetarët mund të aplikojnë kur t'u jepet mundësia. Brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, punonjësit e ALUIZNI- t kanë detyrimin që të bëjnë të gjitha verifikime­t e nevojshme. Për kalimin e pronësisë deri në 300m2 nuk do të ketë asnjë tarifë. E vetmja faturë është ajo për shërbimin, e cila shkon 8000 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania