Panorama (Albania)

Elvana Gjata shpallet në kërkim, Basha: Vrasja për pazaret e kokainës, lidhja me Saimir Tahirin

KENGETARJA NE KERKIM POLICOR, SI PERSON QE KA DIJENI PER RRETHANAT E KRIMIT. KREU I OPOZITES: PERPLASJE BANDITESKE

- JUXHIN MUSTAFARAJ Ervin Mata

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaron se ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e ish- Bllokut në Tiranë nuk ishte një zënkë banale për një këngëtare, por ndodhi për shkak të pazareve të prishura të kokainës.

Basha akuzoi Policinë e Shtetit për versionin e pavërtetë që ka dhënë për ngjarjen, duke theksuar se informacio­net e ardhura nga njerëzit dhe media vërtetojnë se përplasja ku mbeti i vdekur një persona dhe u plagosën dy të tjerë, ishte një përplasje mes klaneve të fuqishme të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës. “Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit për 4 ditë si përplasje për një këngëtare, është zbuluar që është përplasje për pazare droge ku janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentua­r me lidhje me pushtetin. Natyrisht, siç e dini, burimin kryesor ne kemi njerëzit dhe median dhe duhet ta keni të qartë se për katër ditë me radhë ngjarja u paraqit si një zënkë banale për një këngëtare, apo jo? Po kështu, falë kurajës gazetaresk­e, pra, të kolegëve tuaj, e vërteta u shpalos vetëm gjatë ditës së djeshme. Dhe e vërteta është se nuk kemi të bëjmë me një përplasje banale, por kemi të bëjmë me një përplasje mes klaneve të fuqishme të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës. Kemi shumë më shumë indicie sesa kaq, por para se ato indicie t’i bëj publike, natyrisht që ne jemi në proces verifikimi. Bëhet fjalë për pazare kokaine që kanë qenë në thelb të përplasjes banditeske të ndodhur në mes të Bllokut. Natyrisht, thënë kjo, në këtë gjendje katastrofi­ke ku është vendi, prapë se prapë opozita nuk mund të zëvendësoj­ë Prokurorin­ë. Opozita ka për detyrë të paraqesë një alternativ­ë para shqiptarëv­e, që nesër në pushtet të mos ketë një Prokurori shërbëtore të krimit dhe shërbëtore të politikanë­ve të lidhur me krimin”, tha Basha.

UDHËTIMI Për kreun e PD, zona e ishBllokut në Tiranë është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë. Basha solli në vëmendje njohjen mes personit të përfshirë në ngjarjen e ndodhur fundjavën e kaluar në zonën e ish- Bllokut, Ervin Mata, dhe ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas kreut të opozitës, Tahiri ka udhëtuar së bashku me Ervin Matën në udhëtimin e tij të fundit drejt Gjermanisë. “E mbani mend kur Saimir Tahiri u nis për në Gjermani, pasi ia kthyen pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal në goditjen me armë mes bandave. Ku ka ndodhur kjo? Në një lokal të preferuar të Arben Ahmetajt dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës, në qendër të Tiranës, te Blloku, aty ku kalojnë fëmijët, vajzat dhe djemtë e banorëve të Tiranës. Një zonë, e cila është njohur për frekuentim social dhe që sot është kthyer jo më kot në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë dhe përplasen banditët. Në atë më pak se 1 km katror kanë ndodhur në këto 4 vite vrasjet më mafioze që janë dokumentua­r në Shqipëri në këto 30 vite. Çfarë tregon kjo? Që nuk je i sigurt as aty ku e kanë shtëpinë edhe treçereku i qeveritarë­ve. Kjo tregon që nuk je i sigurt në asnjë vend të Shqipërisë. Kjo tregon se ajo që ndodh në Dobraç apo në Tragjas, ndodh edhe në qendër të Shkodrës, edhe në qendër të Vlorës, edhe në qendër të Durrësit edhe në qendër të Tiranës”, theksoi kreu i PD. Për Bashën, shqiptarët nuk janë më të sigurt në asnjë cep të këtij vendi dhe qeveria nuk reagon për të nisur hetime për autorët dhe për të konfiskuar paratë dhe bizneset e tyre. “Kriminelët dhe vrasësit më të rrezikshëm të Ballkanit janë të lirë. Në çdo vend normal këta ndiqen nga Policia, procedohen nga Prokuroria, dënohen nga drejtësia dhe shkojnë në burg. Hapin biznese, pastrojnë para, lidhen me politikanë, kontrolloj­në tregje, kapardisen me kobure në mes të Tiranës në sy të policëve dhe askush nuk i prek. Pas këtyre ngjarjeve, të cilat kanë tronditur shqiptarët dhe janë bërë lajme ndërkombët­are, çdo qeveri normale do të kishte nisur qindra hetime për verifikim pasurive të paligjshme, të grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë prapa këtyre përplasjev­e me armë. Asnjëra prej tyre nuk është përplasje ordinere. Të gjitha janë përplasje për pazare të mëdha dhe trafiqe të mëdha droge dhe pastrim parash”, tha Basha.

 ??  ?? ELVANA GJATA ( MAJTAS) ERVIN MATA, ERVIS MARTINAJ DHE MEVJOL BILLO
ELVANA GJATA ( MAJTAS) ERVIN MATA, ERVIS MARTINAJ DHE MEVJOL BILLO
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës
 ??  ??
 ??  ?? Ish- ministri Saimir Tahiri
Ish- ministri Saimir Tahiri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania