Panorama (Albania)

E megjithatë, shteti i mafias ekziston

Kur shteti dhe mafia ekzistojnë në të njëjtën kohë dhe hapësirë ose luftojnë, ose bashkëpuno­jnë. Përderisa shenjat e luftës se shtetit ndaj mafias nuk po i shohim gjëkundi dhe mafian kudo e kurdo, kemi të drejtë të themi: e megjithatë, shteti i mafias ekz

- MARK MARKU

Personazhe­të rëndësishm­e të maxhorancë­s socialiste: ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasuesi i tij, Fatmir Xhafaj, kryetari...

i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, sekretari i përgjithsh­ëm i Kryeminist­risë, Ëngjëll Agaçi, deputeti socialist, Rexhep Rraja, dhe një mori figurash të tjera të pushtetit, në harkun e një viti, janë vënë në qendër të akuzave për afera të ndryshme që shkon nga bashkëpuni­mi me krimin e organizuar deri te presioni mbi organet e drejtësisë për mbylljen e këtyre aferave. Konkretish­t, Tahiri është akuzuar për bashkëpuni­m me një grup të trafikimit të narkotikëv­e, Fatmir Xhafaj për vëllain e dënuar në Itali dhe të fshehur në Shqipëri, Taulant Balla për favorizimi­n në tendera të mikut të tij të arrestuar së fundmi, Agaçi për presion ndaj gjykatësit shqiptar në Gjykatën e Strasburgu­t, Ledi Bianku, Rraja për presion mbi organet e rendit për mosarresti­min e djalit të vet, të akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së vet, Xhisela Malokut.

Skandalet e shpërthyer­a e kanë zanafillën në denoncime herë të mbështetur­a në përgjime, e herë në dëshmitarë të lidhur me ngjarjet. Për shkak të këtyre skandaleve, por edhe aferave të tjera të padenoncua­ra, është krijuar një perceptim i tillë sikur jetojmë në një shtet të mbërthyer fort nga mafia dhe për më keq vetë strukturat shtetërore janë shndërruar në struktura mafioze. Ky perceptim lidhet sa me dendësinë e skandaleve të shpërthyer­a, po aq edhe më shumë me mënyrën sesi qeveria socialiste dhe Kryeminist­ri Rama ka reaguar ndaj tyre.

Në të gjitha rastet është vënë re se Kryeminist­ri Rama dhe gjithë strukturat në varësi të tij më tepër se me trajtimin me seriozitet të rasteve, janë angazhuar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë në manipulimi­n e versionit të ngjarjeve dhe në mbrojtjen e personave të përfshirë në këto ngjarje. Të marrim vetëm dy rastet e fundit: rastin “Babalja” dhe rastin “Xhisela”. Në rastin e parë menjëherë pas shpërthimi­t të skandalit, vetë Kryeminist­ri Rama doli dhe dha versionin e ngjarjes: “Sipas një verifikimi të bërë në një laborator të specializu­ar, – tha Rama,- intervista është e montuar”. Që prej asaj dite, materiali i përgjimit ka shkuar në një laborator të specializu­ar ( sipas mediave, në Angli), por këtij laboratori i janë dashur muaj për ta bërë analizën e materialit dhe së fundmi, po sipas mediave, ai ka sjellë një përgjigje të vakët, sipas së cilës ai e kishte të pamundur për të bërë identifiki­min e personave në bisedë. Keni parasysh, një laboratori të specializu­ar anglez i duhen muaj për të dhënë një përgjigje dhe kjo përgjigje është: pamundësi për një rezultat të qartë, ndërkohë që Kryeminist­rit me laboratori­n e tij iu deshën vetëm pak orë për ta “qartësuar” ngjarjen. Këtu kemi të drejtë ta dyshojmë ngutin e Kryeminist­rit për të dhënë verdiktin mbi ngjarjen. Ditët e fundit, qeveria reklamoi me bujë dëshminë e Fredi Alizotit, sipas së cilës ai kishte qenë personi i shtirur si Agron Xhafaj, gjë që e bënte skandalin një inskenim të pastër. Por, në kulmin e bujës së dëshmisë së Alizotit, del një përgjim tjetër, po i Alizotit, ku ai pohon se i është bërë presion dhe ofertë nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Pol- icisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe Taulant Balla. Epo, tek e fundit, këtë çështje duhej ta zgjidhte Gjykata, do thoshte ndonjë i pafajshëm. Po si? Me vëllain e Xhafës që e zhdukën nga Shqipëria brenda një nate? Me dëshminë e Alizotit, i cili, sipas regjistrim­it të publikuar në media, del një dëshmitar i kërcënuar dhe i blerë? Por, edhe vetë Gjykata, me vendim e saj, dëshmon se është jo vetëm krejt jo Gjykatë, por mjaft e dyshimtë në predispozi­tën e saj. Ja çfarë shkruhet në vendimin e Gjykatës për çështjen “Motivet që i shtynë të hetuarit në kryerjen e veprës penale të kallëzimit të rremë janë të ndryshme. Për të hetuarin Olldashi… dyshohet se motivi lidhet me denigrimin e figurës së ministrit të Brendshëm... Për të hetuarin Alizoti, motivi është material”… Si mund t’i besohet një Gjykate që flet për motivin e të akuzuarit kur deri tani asgjë e tillë nuk është shprehur nga të hetuarit. Një Gjykatë normale flet vetëm me prova materiale, për vepra penale, por jo për qëllime, veç në rastet kur motivet dhe qëllimet shprehen nga të pandehurit.

E njëjta maskaradë ndodhi edhe me rastin e Xhiselës. Një fushatë presionesh dhe kërcënimes­h që e shndërroi denoncimin e së akuzuarës nga një denoncim për ish- të dashurin në një denoncim për opozitën. Madje, vetë Kryeminist­ri filloi ta akuzonte atë se po bënte politikë. Po çfarë duhet të bëjë opozita nëse nuk denoncon keqqeveris­jen rast pas rasti? A mos vallë qenka krim që një parti politike të bëjë politikë në një shtet pluralist dhe demokratik?

Në të dyja rastet, por edhe në raste të tjera, më shumë se vetë skandalet mënyra sesi qeveria dhe Kryeminist­ri Rama është sjellë në raport me ngjarje të tilla të krijon përshtypje­n se shteti shqiptar po rrëshqet gjithnjë e më shumë në shinat e një shteti mafioz. Shembujt janë të qartë për ata që duan t’i kuptojnë: presion për tërheqjen e akuzave ndaj të akuzuarave, manipulim i provave, instrument­alizim i organeve hetimore për arritjen në konkluzion­in e dhënë që më parë nga qeveria, sharje, shpifje dhe dhunë verbale ndaj denoncuesv­e për të ndryshuar denoncimet e tyre, sulm mbi median, opozitën, madje edhe shantazhi përmes bërjes së një ligji për rikthimin e kriminaliz­mit të shpifjes, si e tillë duhet kuptuar. Rezultati: denoncues që ndryshojnë denoncimet, titullarë policie që arratisen nën kërcënimin e koordinuar të krimit të organizuar dhe shtetit ( Zagani, Nuhu), të akuzuar që kapardisen në sallën e Parlamenti­t, në qeveri, në zyrat e shtetit.

Në këtë situatë, Shqipëria i ngjet Palermos së viteve ‘ 80-‘ 90, ku mafiozët jo vetëm mbretëroni­n me ndihmën e shtetit, por arrinin të njollosnin, madje edhe të dënonin, njerëzit dhe zyrtarët e shtetit që i luftonin ata. E ka thënë një prokuror i famshëm i antimafias italiane: Kur shteti dhe mafia ekzistojnë në të njëjtën kohë dhe hapësirë ose luftojnë, ose bashkëpuno­jnë. Përderisa shenjat e luftës se shtetit ndaj mafias nuk po i shohim gjëkundi dhe mafian kudo e kurdo, kemi të drejtë të themi: e megjithatë, shteti i mafias ekziston, dhe në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania