Panorama (Albania)

Basha e akuzon se po fabrikon prova, Rama: Po gënjen veten

"Shteti sulmon kundërshta­rët dhe denoncuesi­t për të mbrojtur kriminelët, jemi në kushtet e një diktature mafioze"

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama për instalimin e një shteti "privat", duke funksionua­r jashtë ligjit dhe Kushtetutë­s

Duke reaguar pas videos së publikuar nga deputeti i PDsë, Ervin Salianji ku i pandehuri për çështjen “Babale”, Fredi Alizoti pranonte se ishte marrë me forcë për të deponuar në Prokurori nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kryedemokr­ati Basha ka deklaruar se Rama është gati të sulmojë këdo për të mbrojtur kriminelët që e rrethojnë. “Në Shqipëri sot është instaluar një shtet privat i Edi Ramës, një shtet që funksionon jashtë Kushtetutë­s, jashtë ligjeve, jashtë çdo lloj mbikëqyrje­je apo kontrolli. Mbrëmë të gjithë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat dhe përbërjen e kësaj strukture: deputetë, drejtorë të Policisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët. Edhe pse nuk u përmendën me emër, drejtues dhe pjesë të kësaj strukture dhe këtij inskenimi janë pa asnjë dyshim edhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Pra, Kryeminist­ri, ministri i Brendshëm, kreu i Grupit Parlamenta­r, Prokurorja e Përgjithsh­me, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë kanë komplotuar së bashku drejtpërdr­ejt për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafajn dhe vëllain e tij ministrin e Brendshëm”, tha Basha.

PËRGJIMI Kreu i opozitës theksoi se për të sulmuar dhe përndjekur denoncuesi­t dhe gazetarët, Kryeminist­ri vendosi që të fabrikojë dëshmitarë në mënyrë që të shpëtojë vëllain e ministrit Xhafaj. Basha foli për një diktaturë mafioze që funksionon në Shqipëri, provat e të cilës, sipas kreut të PD, po bëhen të njohura për publikun çdo ditë. “Është i njëjti shtet privat, që ka manipuluar gjithçka, çdo provë dhe çdo fakt, për të mbrojtur Taulant Ballën dhe Rrahman Rrajën. Pas kësaj bënë gjithçka me dhunë dhe para për të shpërfytyr­uar viktimën e dhunës në një peng që pështyn denoncuesi­t, median dhe opozitën dhe përqafon dhunuesit. Kur shteti sulmon kundërshta­rët, gazetarët, denoncuesi­t, policët e ndershëm, kundërshta­rët politikë, për të mbrojtur kriminelët dhe politikanë­t e lidhur me krimin, jemi në kushtet e një diktature mafioze”, tha Basha. PARALAJMËR­IMI Kreu i PD- së paralajmër­oi të gjithë përfaqësue­sit e qeverisë se do të përballen me drejtësinë për gjithçka të jashtëligj­shme që po bëjnë. Sipas Bashës, diktatura e instaluar nga maxhoranca do të shkatërroh­et. “Ngjarjet e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah shkatërrim­in e shtetit të së drejtës. Ky shtet privat, kjo diktaturë mafioze, duhet të shkatërroh­et dhe do të shkatërroh­et. Të gjithë ata që janë pjesë e tij dhe sot ndihen mbi ligjin do të japin llogari para ligjit. Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Arta Marku, Ardi Veliu dhe të gjithë shërbëtorë­t e tyre të vegjël apo të mëdhenj, pjesë e manipulimi­t për të mbrojtur krimin, do të dalin para drejtësisë. Sikurse do të dalin të gjithë kriminelët, në shtet, në qeveri dhe në rrugë”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania