Panorama (Albania)

Ligji në Kuvend, si do mbyllen kazinotë dhe pikat e basteve në qytete

“Bastet sportive do të ushtrojnë aktiviteti­n deri në 31 dhjetor”

-

Kazinotë elektronik­e, pas 1 janarit, do të zhvendosen nga zonat e banuara, ndërsa pikat e basteve sportive në vend brenda 31 dhjetorit të këtij viti do të mbyllen.

Një ditë pas deklarimit të Kryeminist­rit Edi Rama për mbylljen e basteve sportive dhe heqjen e kazinove, Kuvendit i janë dërguar ndryshimet ligjore në ligjin për lojërat e fatit. "Beso dhe kontrollo. U nis për Parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronik­e", u shpreh dje Kryeminist­ri Rama në rrjetet sociale. Ndryshimet për mby- lljen e pikave të basteve brenda këtij viti përfshihen në nenin nr. 71, "Dispozita kalimtare", të ligjit nr. 155/ 2015, "Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. "Organizato­rët e kategorive ' Baste sportive' dhe ' Baste për garat në pistë' do të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018. Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërme­ndura, në proces shqyrtimi, ndërpriten", thuhet në projektlig­j. Po ashtu, qeveria miratoi edhe vendimin për pezu- llimin e përkohshëm të veprimtari­së të Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit. Me mbylljen përkohësis­ht të këtij autoriteti, mbikëqyrje­n e lojërave të fatit do ta kryejë Ministria e Financave dhe Ekonomisë. "Po sot ( dy ditë më parë), qeveria ka pezulluar veprimtari­në e Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit, i cili deri në 31 dhjetor do të transformo­het dhe do të robotizohe­t përmes teknologji­së digjitale, për të funksionua­r si mbikëqyrës në regjimin e ri", deklaroi Kryeminist­ri Rama.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania