Panorama (Albania)

Hakmarrje se e hoqi nga puna, i djeg makinën drejtoresh­ës

Policia arreston Alket Rumanon për zjarrvënie­n në Kombinat

- ETLEVA DELIA

Policia e Tiranës ka arrestuar një 46- vjeçar, si autor të djegies së makinës së drejtoresh­ës së Qendrës Sociale, Mimoza Agalliu, ngjarje e ndodhur në Kombinat, 10 ditë më parë.

I dyshuari është shtetasi Alket Rumano, dikur punonjës i Qendrës që drejtohej nga Agalliu dhe, sipas Policisë, e ka realizuar ngjarjen si hakmarrje për pushimin nga puna. Ai është arrestuar nga oficerët e Komisariat­it nr. 6, pas një pune intensive hetimore. Ndonëse edhe vetë i dyshuari kishte paraqitur dorëheqjen më përpara, duke qenë se nuk kishte marrëdhëni­e të mira me drejtoresh­ën, në momentin që ajo e ka shkarkuar, ai është hakmarrë, duke i vënë flakën makinës së saj. Ngjarja për të cilën akuzohet 46- vjeçari Alket Rumano, ka ndodhur gjatë natës së datës 1 tetor, në rrugën "Hamdi Cenoimeri", në Kombinat. Drejtoresh­a Mimoza Agalliu kishte parkuar makinën tip "Benz", me targë AA 550 TN, para pallatit ku banon dhe gjatë natës është lajmëruar nga fqinjët se mjeti i saj ishte përfshirë nga flakët. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikës­e, që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa nisën hetimet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia e Tiranës, bashkë me njoft- imin zyrtar për arrestimin e autorit të dyshuar, publikoi edhe një video të filmuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Nga pamjet duket autori i dyshuar, tashmë i arrestuar, i veshur me rroba të errëta dhe me kapuç, që i afrohet makinës duke ecur në rrugicat mes bllokut të pallateve në rrugën "Hamdi Cenoimeri". Pasi sheh makinën e parkuar, ai hap tapën e një bidoni benzine që kishte në dorë dhe spërkat makinën nga sipër dhe në anën e djathtë. Më pas, duke u larguar pak nga automjeti i parkuar, i hedh një fije shkrepëse të ndezur dhe mjeti merr flakë menjëherë. Në këtë kohë, 46- vjeçari shfaqet në kamera duke u larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania