Panorama (Albania)

Prokuroria thërret Salianjin të premten për të dëshmuar

Organi i akuzës: Nuk e kemi gjetur audio- përgjimin bruto

- ERALD DELIU

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje ditën e premte deputetin e PD- së, Ervin Salianji. Ai do të merret në pyetje si person nën hetim për rastin “Babale”, ku po hetohet për “kallëzim të rremë”.

Marrja në pyetje e Salianjit vjen në një moment kur është publikuar edhe një video- përgjim i Fredi Alizotit, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audio- përgjimin e parë. Në këtë video të publikuar nga PD, pas marrjes në pyetje të Alizotit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, ai thotë se i është kërkuar nga deputeti i PS- së Taulant Balla, që të dëshmojë sikur ka qenë imituesi i Agron Xhafajt në audio- përgjim. Gjithashtu, Alizoti thotë në video se e ka marrë nga Fieri për në Tiranë, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu. Pikërisht, Salianji do të pyetet edhe për këtë në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, por gjithashtu edhe për audio- përgjimin origjinal, për të cilën Jetmir Olldashi, gazetari që e ka ndihmuar Albert Veliun ta kryejë përgjimin, ka thënë se origjinali­n ia ka dorëzuar Salianjit. Deri më tani, Prokuroria thotë se nuk e ka gjetur origjinali­n.

“Shtetasi Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal si dhe mjetet, me të cilat është pretenduar se është realizuar audio- përgjimi që lidhet me bisedën e pre- tenduar të zhvilluar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj, duke pretenduar se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji”, thuhet në një njoftim të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Në dëshminë e tij në Prokurori, më 21 maj 2018, Ervin Salianji ka thënë se me rastin e Albert Veliut është njohur nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili është nën hetim në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Disa ditë më pas, Salianji ka thënë se ka takuar bashkë me Olldashin, Albert Veliun, i cili i ka kërkuar mbrojtje. Gjithashtu, pasi kanë biseduar për rastin, Jetmir Olldashi i ka sjellë materialin e realizuar prej tij, të cilin e kishte hedhur në një CD. Megjithatë, Salianji nuk ka sqaruar nëse Olldashi i ka dorëzuar materialin bruto ose jo. Tashmë pritet kjo pjesë të sqarohet, pasi gazetari thotë se ia ka dorëzuar materialin bruto Salianjit, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda ka në dorë vetëm materialin e përpunuar, atë që është publikuar nga PD, më datën 14 maj 2018 në TV.

 ??  ?? Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë
Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë
 ??  ?? Gazetari Jetmir Olldashi
Gazetari Jetmir Olldashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania