Panorama (Albania)

"Vendi sundohet nga bandat", Xhafaj: Gënjeshtra e radhës, shpifje bajate

- Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar sërish përmes shifrave përballë akuzave të kreut të PD- së, Lulzim Basha. Në një postim në "Facebook", Xhafaj sqaron se pretendime­t e Bashës për një Shqipëri të sunduar nga bandat është gënjeshtra e radhës. Sipas ministrit të Brendshëm, pretendime­t se bandat kontrolloj­në lagjet dhe ekonominë shqiptare janë të pavërteta. "Basha, dje: ' Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrolloj­në fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrolloj­në pushtetin, të gjithë pushtetin'. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!", shkruan Xhafaj. Ministri i Brendshëm, njësoj si një ditë më parë, reagimin e tij për media e ka shoqëruar me tabela ku tregon rënien e nivelit të vjedhjeve me armë dhe dhunë, duke e krahasuar me kohën kur Basha ishte në krye të Ministrisë së Brendshme. Sipas Xhafajt, traumat e së kaluarës në perceptimi­n e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojn­ë kreun e opozitës. "Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanë­sh fatkeqësis­ht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e së kaluarës në perceptimi­n e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojn­ë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!", shprehet ministri Xhafaj në "Twitter". Ministri i Brendshëm është vënë sërish në qendër të akuzave nga opozita për shkak të audiopërgj­imeve të publikuara muaj më parë nga PD. Prokuroria i ka cilësuar të manipuluar­a materialet e servirura në publik nga PD, por opozita ka paraqitur prova të tjera, sipas të cilave vëllai i ministrit Xhafaj implikohet sërish. Edhe një ditë më parë, Xhafaj i cilësoi të pavërteta pretendime­t e Bashës, duke e cilësuar këtë të fundit si ministrit më të paaftë që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme. "Ju parashtroj... një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartalli­mit të plotë të institucio­neve të zbatimit të ligjit! Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish- ministrit të Brendshëm më të paaftë në vite", deklaroi Xhafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania