Panorama (Albania)

Rama, ironi me Bashën: Po Artist, si i bëhet të vërtetës Balla: Basha ka fobi nga gjykatat, jam i sigurt që do të dënohet

“Mos shpreso kot se do rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”

- Taulant Balla

Kryeminist­ri Rama, përmes disa postimeve në Twitter, u është përgjigjur deklaratav­e të kreut demokrat lidhur me audio- përgjimin e bërë publik dy ditë më parë.

Duke përdorur ironinë në të tri postimet e tij, Rama shkruan se e kupton që kundërshta­ri i tij politik është në hall të madh. "E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë, e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh! E di, o xhan, që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy", shkruante Rama menjëherë pas deklaratës së bërë nga kreu demokrat Basha. Kryeminist­ri, përmes një tjetër postimi, i kërkoi Bashës që ta lërë të qetë Xhisela Malokun dhe të përballet me shpifjet që opozita ka bërë në adresë të saj. "Ah, edhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke, që s'e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, pa diskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariat­it e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd!", shkruan Rama në postimin e dytë në "Twitter". Por, këtyre postimeve, i është përgjigjur kryedemokr­ati në "Facebook". Basha akuzoi Kryeminist­rin se ka krijuar grup të posaçëm për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikua­r prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët. Nuk vonoi dhe Kryeminist­ri reagoi përsëri me të njëjtën ironi ndaj kryedemokr­atit Basha. "Po, Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin, që të shpëtosh nga burgu! Po si i bëhet së vërtetës o Artist, së vërtetës që s'ka mbushës e analistë kazani që e mbulon dot? E di, në hall je!", shkruan Rama në postimin e fundit të tij në "Twitter". Dy ditë më parë, Kryeminist­ri foli për një konspiraci­on për të rrëzuar qeverinë me rastin e Babales.

Kreu i Grupit Parlamenta­r, Balla, tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat. Por nuk mendojnë kështu dy avokatët, të cilët shpjeguan se Basha është në shërbim 24 orë të njerëzve, përkundër Ballës që është në shërbim të hallit të tij. "Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri- tjetrin. Por, besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimi­sht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija, dhe ju e dini, që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësish­t se burrërisht duhet të vijë të përballet. Unë do t'i shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD", tha Balla. Deklaratën, Balla e bëri pas seancës së parë në Gjykatën e Tiranës pas padisë së tij për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë "Toyota Yaris". Padia shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha, i cili, në seancën e sotme, ftoi palët ta zgjidhin me pajtim, por nuk gjeti mirëkuptim. Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor, ora 12: 00, është bërë për t'i dhënë mundësi prokurorit të jetë i pranishëm në proces. Balla ishte i pranishëm në seancë, ndërsa kreu i PD- së u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi. Balla u shpreh se pas kësaj padie do jetë dhe një tjetër padi civile për Bashën dhe paratë e dëmshpërbl­imit do të shkonin për bamirësi. "Në fund të këtij procesi penal për shpifje, sipas nenit 120, ku Basha jam i sigurt që do të dënohet", tha Balla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania