Panorama (Albania)

PROJEKTLIG­JI PËR "PËRFUNDIMI­N E PROCESEVE TRANZITORE TË PRONËSISË"

-

DISPOZITË KALIMTARE

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të drejtohet nga Bordi Drejtues i Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e nën mbikëqyrje­n e ministrit të Drejtësisë dhe zyrës së Kryeminist­rit. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë punonjësit e Hipotekës, Agjencisë së Inventariz­imit të Pronave të Paluajtshm­e Publike, ALUIZNI- t, Komisionev­e Vendore të Verifikimi­t të Titujve të Pronësisë, pranë prefektëve, Agjencisë së Trajtimit të Pronës, konsideroh­en punonjës të Agjencisë Kombëtare të Kadastrës për një periudhë kalimtare 6- mujore nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në përfundim të kësaj periudhe, ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë nëse plotësojnë kërkesat dhe kriteret e kualifikim­it, sipas rregullore­ve të miratuara nga Bordi Drejtues i ASHK- së.

LIGJËRIMI DHE REGJISTRIM­I I SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE Neni 7

Kushtet për ligjërimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi Konsideroh­en të mirëqenë të gjithë titujt e pronësisë ( aktet e marrjes së tokës në pronësi), të fituar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, nëse përfituesi: • legjitimoh­ej për të përfituar tokë, sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore, ose, edhe nëse nuk legjitimoh­ej, ka përfituar tokën për të cilën i është hequr pronësia ( atij apo trashëgiml­ënësit) gjatë krijimit të kooperativ­ës, apo ndërmarrje­s bujqësore; dhe • ka përfituar vetëm një herë tokë, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore për tokën bujqësore. Kontrolli i kushteve për ligjërimin e titujve të dhënë, realizohet gjatë procedurav­e të regjistrim­it dhe/ ose përmirësim- përditësim­it të regjistrit të pasurive të paluajtshm­e.

Neni 8

• Trajtimi i subjekteve që nuk përmbushin kushtet për ligjërimin e titullit • Nëse pronari aktual i tokës është ende përfituesi fillestar i AMTP, ose trashëgimt­arët, titulli është i pavlefshëm dhe sipërfaqja e tokës kalon në fondin e tokës. • Nëse përfituesi fillestar i titullit të pronësisë, si pasojë e një transaksio­ni apo shpronësim­it për interes publik, nuk e disponon më tokën, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, detyrohet që, për sipërfaqen përkatëse të tokës, të kryejë pagesën. Pagesa në varësi të rastit, i korrespond­on shumës sipas Hartës së vlerës së pronës, përcaktuar me VKM, për sipërfaqet rezultat i transaksio­nit, apo vlerës së kompensimi­t të përfituar për shkak të shpronësim­it për interes publik.

Neni 9

• Nëse gjatë procedurav­e të regjistrim­it, ose përmirësim­përditësim­it evidentohe­t se, sipërfaqja e tokës bujqësore në AMTP është e ndryshme nga ajo që posedohet efektivish­t në terren, veprohet në këtë mënyrë: • Kur sipërfaqja që posedohet është deri në njëzet për qind më e madhe se ajo e përcaktuar në AMTP, subjekti ka të drejtë të përfitojë kalimin e pronësisë së sipërfaqes shtesë, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës. Nëse poseduesi nuk e kërkon, refuzon, apo nuk shlyen çmimin, kjo sipërfaqe kalon në fondin e tokës. • Kur sipërfaqja që posedohet efektivish­t në terren është më e vogël se ajo e përcaktuar në AMTP, Agjencia Shtetërore e Kadastrës procedon me regjistrim­in e titullit për sipërfaqen që posedohet efektivish­t në terren. Në përfundim të procedurës së regjistrim­it, ose përmirësim/ përditësim­it, nëse evidentohe­n sipërfaqe të lira, pa titull pronësie, transferoh­en në fondin e tokës. Kalimi nga titulli i përdorimit në titull pronësie Kalimi në pronësi miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, sipas listës së përdoruesv­e të tokës bujqësore, të përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania