Panorama (Albania)

Afat i ri për regjistrim­in e pronave në Hipotekë, shuhen kamatëvone­sat

-

Për regjistrim­in e titujve të pronësisë, qytetarët do të kenë afat 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji. "Të gjithë subjektet që gëzojnë një titull pronësie apo të drejte tjetër reale të fituar në përputhje me ligjin dhe të regjistrue­shëm në regjistrat publikë sipas nenit 193 të Kodit Civil dhe që nuk kanë aplikuar për regjistrim pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e brenda afatit ligjor, rivendosen në afat për aplikim të dokumentit, për 30 ditë, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji", thuhet në nenin 61 të draftit. Me anë të kësaj nisme ligjore, Qeveria shuan edhe kamatëvone­sat e krijuara, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të çlirohen nga detyrimet e mbartura financiare për shkak të mosaplikim­it në kohë. "Të gjitha kamatëvone­sat që janë gjeneruar nga sistemi i regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji për shkak të mosaplikim­it në kohë për regjistrim të dokumentac­ionit, sipas nenit 39 të ligjit nr. 33/ 2012 ' Për regjistrim­in e pasurive te paluajtshm­e", të ndryshuar, shuhen. Subjektet që aplikojnë brenda afatit të parashikua­r në pikën 1 të këtij neni, paguajnë vetëm tarifën aktuale për regjistrim­in e aktit". Nga ana tjetër, edhe procedimet administra­tive të papërfundu­ara të Komisionev­e Vendore, për verifikimi­n e titujve mbi tokën bujqësore, pushohen. Nga 1 janari 2019, do të jetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, institucio­ni që do të ketë në ngarkim këtë proces në sajë të një faze të re inventariz­imi dhe verifikimi në terren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania