Panorama (Albania)

Transporti rrugor, ulet në 10% TVSH për autobusët elektrikë

-

Paketa e re fiskale parashikon uljen në 10 për qind të TVSHsë për importin e autobusëve elektrikë të transporti­t publik nga 20 për qind që paguhet aktualisht me qëllim mbrojtjen e mjedisit nga ndotja. "Transporti rrugor është një kontribuue­s mjaft i madh i ndotjes së ajrit dhe mjedisit. Pikërisht, kjo ndotje e madhe çon në kërkimin e të ashtuquajt­urit ' Transport të gjelbër', që do të thotë çdolloj praktike e transporti­t apo automjet, që është eko- miqësore dhe që nuk ka ndikim negativ në mjedis. Një nga mënyrat e transporti­t të gjelbër është e lidhur pikërisht me transporti­n publik me autobus, nëpërmjet zëvendësim­it të autobusëve me naftë me autobus elektrikë. Me qëllim futjen dhe nxitjen e përdorimit të autobusëve elektrikë në ofrimin e shërbimit të transporti­t publik të udhëtarëve, propozohet që furnizimi i tyre të mos trajtohet me shkallën standarde të TVSH- së 20 për qind, por të aplikohet një shkallë e reduktuar prej 10 për qind", shpjegohet në relacionin e draftit të qeverisë. Për ndryshimet që qeveria sjell në ligjin për TVSh- në, duke përfshirë edhe përjashtim­in nga TVSH- ja e importit të lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceuti­k, të makinerive bujqësore si dhe të furnizimit të nënkontrak­torëve për kontraktor­ët në industrinë fason, efektet në të ardhurat e buxhetit do të jenë negative. "Miratimi i këtij projektlig­ji paraqet efekte buxhetore, të cilat përafërsis­ht vlerësohen në masën minus 300 milionë lekë, por që parashikoh­et të sjellë efekte pozitive në zhvillimin e sektorëve që preken nga parashikim­et e tij", thuhet në draft.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania