Panorama (Albania)

Universite­tet, lehtësohet procedura në raundin e III

Kusht, aplikimi në formularin A1- A1Z e mesatarja mbi 6

-

Aplikimi në raundin e dytë të garës nuk është kusht për të fituar universite­tin.

Në fund të lojës, Ministria e Arsimit ka bërë një ndryshim në udhëzimin e pranimeve për raundin e tretë, duke iu dhënë mundësi të gjithë atyre, që nuk kanë aplikuar në dy raundet e para. Mjafton të përmbushin kriterin e notës mesatare dhe të kenë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore. “Për maturantët që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë dhe raundin e dytë, të cilët kanë plotësuar formularin A1/ A1Z dhe respektojn­ë kriterin e notës mesatare, sipas vendimit nr. 216, datë 20.04.2018 të Këshillit të Ministrave, mund të bëhen pjesë e raundit të tretë, pasi të kenë aplikuar në portalin u- albania, duke ndjekur procedurën e parashikua­r në pikën 5, germa A, kreu III i këtij udhëzimi”, thuhet në udhëzimin e ri. Kështu, të gjithë ata, që nuk duan ta humbin shansin e studimeve në universite­t në një nga programet që ka ende kuota të lira, mund të aplikojnë brenda një jave, sipas përcaktime­ve në fuqi. “Kjo procedurë të kryhet brenda datës 18 tetor 2018, pasi të jetë kryer më parë konfirmimi në por- talin u- albania na institucio­net e arsimit të lartë, ku këta maturantë janë të interesuar të studiojnë”. Raundi i tretë është edhe e vetmja fazë ku universite­tet kanë dorë në përmbushje­n e numrit të studentëve në programet e ofruara. Në rast se konstatohe­n ende kuota bosh, edhe pas nisjes së vitit të ri akademik do të mund të bëhen pranime të reja. Mjafton një kërkesë në fakultetin përkatës për të aplikuar. E sigurisht edhe në këtë moment nuk do të mungojë rankimi nga dekanati, nëse ka më shumë aplikues se kuota. Raundi i tretë është shansi i fundit që presupozoh­et të ezaurojë të gjitha dëshirat e maturantëv­e, që duan të vijojnë një shkollë të lartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania