Panorama (Albania)

Masakra te Shkencat, burg përjetë italianit, 47 vjet vëllezërve Doçi

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e djeshme vendimin për të akuzuarit e masakrës te Shkencat. Kështu, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për dënimin me burgim të përjetshëm për italianin Salvatore Leticia, i cilësuar si vrasës me pagesë. Gjithashtu, Gjykata ka vendosur të dënojë me 27 vjet burg Markelian Doçin dhe 20 vjet burg Kejvi Doçin për masakrën me tre të vrarë në afërsi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 maj të vitit 2015 në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ku mbetën të vdekur tre persona: Mentor Doçi ( Lufi), Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj. Pasditen e 27 majit të vitit 2015, Mentor Doçi ishte në kafene me një mik pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sapo ai u ngrit, atij i bënë pritë shtetasit Besnik Sulku, italiani Letizia. Mentor Doçi mbeti i vrarë nga atentati, së bashku me mikun e tij, Gerti Goxhajn. Ndërkohë që atentatorë­t përpiqeshi­n të largoheshi­n nga vendngjarj­a, vëllezërit Doçi që ishin aty pranë, hapin zjarr nga një makinë ndaj tyre. Nga të shtënat mbeti i vdekur ideatori i atentatit, Besnik Sulku, ndërkohë që italiani arriti të largohej për pak orë nga vendngjarj­a deri sa u prangos nga Policia. Prokuroria pati ngritur akuzën e “Vrasjes me Paramendim”, kryer në bashkëpuni­m për italianin, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer në bashkëpuni­m, në dëm të viktimës Mentor Lufi ( Doçi) dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”. Ndërsa për Klevi Doçin pati ngritur akuzat “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpuni­m, në dëm të viktimës Durim Sulku ( për ngjarjen në Holandë); dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Përsa i përket të pandehurit tjetër, Markelian Doçi, Prokuroria pati ngritur akuzën e “Vrasjes me Paramendim”, kryer në bashkëpuni­m, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer në bashkëpuni­m, në dëm të viktimës Mentor Lufi ( Doçi) dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania