Panorama (Albania)

“Gjenerali” Nehat Kulla heq dorë nga kërkesa për lirim

Kërkesa po shqyrtohej nga Gjykata e Krujës, flet avokati

- ERALD DELIU

I ashtuquajt­uri “Gjenerali”, i cili në vitin e mbrapshtë 1997 krijoi një “komisariat” policie në zonën e “Kinostudio­s”, ka hequr dorë nga kërkesa për lirim me kusht. Dorëheqja vjen në një moment kur shqyrtimi gjyqësor ishte drejt përfundimi­t në Gjykatën e Krujës.

Kulla është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish- shoferi i ish- zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla, i cili sipas llogarive ka kryer 19 vjet burgim, i ka mbetur më pak se një vit, pasi ka përfituar disa herë ulje dënimi. Mirëpo, në një moment kur çështja ishte drejt fundit, vjen edhe kërkesa për dorëheqje. Ajo është depozituar në Gjykatë nga avokati i tij, Detar Hysi dhe më pas, gjyqtarja Engjëllush­e Tahiraj ka vendosur pushimin e çështjes. Kujtojmë se më 29 qershor 2018, Nehat Kulla iu drejtua Gjykatës për lirim me kusht. Gjendja shëndetëso­re ishte një nga argumentet e Kullës për lirinë. Përveç gjendjes shëndetëso­re të Kullës, avokati pati renditur në kërkesë edhe lejet shpërblyes­e 5- ditore dhe 7- ditore, të cilat në total janë tetë, ku Nehat Kulla i kishte respektuar me korrektësi. Gjithashtu, Kulla ka pasur edhe referen- ca pozitive nga Burgu i Fushë- Krujës për sjellje shumë të mirë në këtë institucio­n të vuajtjes së dënimit. Kujtojmë se Kulla qëndron në burg që nga viti 2005 dhe me gjithë uljet e dënimeve që ka marrë ndër vite, i ka mbetur edhe 1 vit për të kryer burg. Avokati i Nehat Kullës, Detar Hysi, argumenton­te në Gjykatë se “gjenerali” ka kryer 19 vjet e 1 muaj burgim që nga viti 2005. Kjo do të thotë se gjatë këtyre viteve ai ka përfituar një ulje dënimi prej 5 vjetësh dhe për një vit i përfundont­e dënimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania