Panorama (Albania)

I arrestuar 4 herë, kapet me dy pistoleta “i forti” i Fierit

Kishte fshehur dy armë e një shpatë poshtë lavamanit në lokal

- FIER

Ishte në hetim për disa akuza, kapet me dy pistoleta “i forti” në Fier.

Gjatë një operacioni të Policisë së Fierit dhe Lushnjës në bashkëpuni­m me FNSH- në, u vu në pranga Ilir Boriçi, 42 vjeç. Prangosja e tij u bë në kuadër të operacioni­t “Forca e Ligjit”, ku akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal të quajtur “Boriçët”, që janë me precedentë kriminalë, kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Arrestimi i Ilir Boriçit erdhi pas kontrollev­e të befasishme për kapjen e personave që qarkullojn­ë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim. Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjës, një aksion që ka rreth një muaj që ka nisur. Ilir Boriçi u vu në pranga në kushtet e flagrancës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij në lagjen “8 Shkurti” Fier, iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë. Armët dhe shpata iu gjetën nën lavamanin e lokalit të tij. Policia sqaron se “Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedentë kriminalë kryesisht në fushën e krimeve kundër personit”. 42- vjeçari është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtj­e pa leje”. Aktualisht, ai ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armëmbajtj­e pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”, lënë në fuqi nga Gjykata e Fierit, pasi në korrik të vitit të kaluar, për shkaqe të paqarta, në vendin e quajtur lokal “Gjermani” në bregdetin e Semanit në Fier, ka qëlluar me armë zjarri. Borici ka qëlluar në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit A. C, 23 vjeç, duke i shkatërrua­r sendet, pajisjet e lokalit. Pas ngjarjes, Boriçi u vu në pranga për “Armëmbajtj­e pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”, ndër- sa rezultonte i arrestuar edhe tri herë të tjera me parë për “Armëmbajtj­e pa leje”. Për këtë sulm ndaj lokalit në Seman, Gjykata e Fierit la në fuqi masën “Detyrim paraqitje” deri në përfundim të hetimit. Boriçi ka një të kaluar me rekorde të shumta kriminale. Në vitin 1999, 42- vjeçari u arrestua për “Shkëmbim zjarri”, “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtj­e pa leje”. Ndërsa në vitin 2008- 2011 ka vuajtur dënimin në bur- gun e Milanos për veprën penale “Shfrytëzim prostituci­oni”. Kurse në 11.11.2013 është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtj­e pa leje” dhe është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.

 ??  ?? Dy pistoletat e sekuestrua­ra
Dy pistoletat e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania