Panorama (Albania)

Shqipëria përplaset te shtylla, shpërdoroj­më

Kuqezinjtë e Panuçit nuk bindin në miqësore, prova... në Izrael

-

Shqipëria nuk gjen dot një fitore për moral ndaj Jordanisë, katër ditë para se të luajë provën e vërtetë në Izrael.

Një barazim pa gola në "Elbasan Arena", ku si kurrë më parë rezultati iu përshtat edhe atmosferës, pasi stadiumi ishte i boshatisur. Kristian Panuçi u mundua të eksperimen­tojë me skemën 35- 2, por nuk është se mori përgjigjet që dëshironte nga një ndeshje ku kuqezinjtë duhet të argëtohesh­in përballë një kundërshta­ri modest. Mënyra sesi e kërkojmë golin, por edhe pasiguria hera- herës në mbrojtje, na i shton edhe më tepër dilemat. E megjithatë, ishte vetëm një test, pasi prova e së vërtetës do të jetë në Izrael, atu ku llogaritë do të bëhen me pikë.

PJESA E PARË

Shqipëria e nis me treshen Lila, Mihaj dhe Mavraj në mbrojtje, ndërsa nga krahët e mesfushës vepronin Binaku dhe Gavazaj. Me Grezdën e rikthyer dhe Manajn në majë të sulmit, dukej një Kombëtare shumë ofensive. Gjithsesi, përballë një Jordanie që mbrohej me shumë forca, Shqipëria vuan për të ardhur në zonën mike me aksione logjike. Pa kaluar pesë minuta lojë, qendërmbro­jtësi Mihaj, për të cilin ishte hera e parë që luante titullar me fanellën kuqezi, dëmtohet rëndë dhe zëvendësoh­et me Veselin. Jordania provon të na ndëshkojë pas një hutimi të mbrojtjes, por më pas protagonis­t bëhet Grezda. Kombinimi tresh Veseli- GavazajGre­zda nuk finalizohe­t me gol. Më pas është Andi Lila që tenton të shënojë golin e parë, por sërish nuk gjen kuadratin. Jordania mendon pak për sulmin, ndërsa Binaku dhe Gavazaj e kanë të vështirë të shkojnë deri në fundore. Gjithsesi, lojtari i krahut të majtë i jep një asist mjeshtëror Manajt, por goditja e këtij të fundit pritet nga portieri dhe skuadrat shkojnë në pushim me zero gola.

PJESA E DYTË

Tre zëvendësim­e njëherësh, me Ndojin, Uzunin dhe Balajn që zënë vendin e Ramadanit, Xhakës dhe Grezdës. Manaj qëndron larg portës dhe mënyra e vetme për të realizuar janë tentativat nga jashtë zone. I sapofuturi Balaj krijon iluzionin e golit, por fati nuk është me shkodranin, pasi gjen portierin e Jordanisë në pozicion. Zëvendësim­et e shpeshta në të dyja skuadrat sikur e zbehin lojën. Panuçi i jep shansin edhe debutuesit Dermaku, ndërsa më pas në fushë futet edhe Lenjani i rikthyer në Kombëtare. Uzuni ka rastin e ndeshjes, por shtylla i mohon një debutim ëndrrash. Fundi i lojës dhe rezultati i pandryshua­r e zh- balancon Shqipërinë, që më tepër insiston të godasë Jordaninë nga goditjet standarde. Por, kundërshta­ri është i vendosur mirë në fushë dhe mban barazimin, ndërsa skuadra e Panuçit e ka të pamundur të gjejë rrjetën, edhe pse Gavazaj e Balaj ten- tojnë me të gjitha mënyrat në fund. As minutat shtesë nuk sjellin gjë dhe takimi mbyllet 0- 0. Ndodh rrallë, por Shqipëria dje ka zotëruar topin në 67 për qind të lojës, edhe pse duhet pranuar që Jordania ishte një skuadër relativish­t modeste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania