Panorama (Albania)

U- 19/ UKRAINA NDËSHKON ME SUPERGOL

-

Një humbje që vjen si rrufe në qiell të hapur ajo për Kombëtaren e 19- vjeçarëve ndaj ukrainasve. Vendos goli i Mudrik, që hedh në tapet ekipin e Bogdanit, edhe pse zhvilloi një ndeshje pozitive, por të pafat për të realizuar me rastet e shumta të krijuara gjatë gjithë takimit. Kundërsulm­i i Halilit thyhet dhe Mudrik vrapon rreth 60 metra me topin nëpër këmbë, me Dodën që humbet ekuilibrin, duke penguar edhe Kumbullën, ukrainasi lëshon një të djathtë të kalibruar që ndalet në fundin e rrjetës. Ndëshkohem­i dhe skuadra bie moralisht.

Shqipëria nuk mori më shumë se një barazim 0- 0 ndaj Jordanisë. Një miqësore në prag të përballjes me Izraelin, e vlefshme për Ligën e Kombeve me shumë testime dhe ndryshime.

Në deklaratën e dhënë për "TVSH", trajneri Kristian Panuçi komentoi ecurinë e këtij 90 minutëshi si dhe arsyet për zgjedhjet e lojtarëve të aktivizuar apo edhe të atyre si Hysaj që u lanë pushim.

E dominuam takimin, por loja nuk ishte brilante…

Kemi pasur 5- 6 raste për të shënuar. Kur gjendesh përballë skuadrës që mbrohet, e cila u rreshtua me 10 lojtarë për të mbrojtur, na bëri që të binim pikërisht në konfuzioni­n e asaj skuadre që mbrohej. Gjithsesi, e merituam fitoren.

Pse kaq shumë eksperimen­te, në skemë dhe në emrat që u hodhën në fushë?

Katër ditë për t'u rikuperuar shkojnë mirë për sfidën e radhës. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për t'u rikuperuar për sfidën në Izrael.

Pse nuk luajti Hysaj? E keni mbajtur fjalimin me lojtarët, cila ka qenë përgjigjja?

Preferuam më shumë që të punonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar, ashtu si dhe Basha me Memushajn. Ka pasur ngarkesë të madhe. Dhe prandaj vendosa që ai të mos luajë për këtë arsye. Për sot ( dje) nuk mund t'iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz dhe dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam edhe pse krijuam shumë.

Përdorët 2 skema, cila ju pëlqeu më shumë?

Me rreshtimin ku përdorëm mbrojtjen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëm- timet në kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër në prapavijë, jemi më të familjariz­uar dhe bëmë shumë mirë.

Për sulmin, çfarë opinioni krijuat në këtë miqësore?

Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është diçka pozitive. Paraqitja e sotme ( dje) na bën optimistë për ndeshjen në Izrael.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania