Panorama (Albania)

Italia "agjëron" edhe me Ukrainën, ekipi i Mançinit ka harruar të fitojë

-

Më në fund një Itali e bukur, por sërish jo fituese. Me tetë ndryshime nga 11 që zbritën në fushë në Portugali, skuadra e Mançinit u tregua shumë kurajoze me tredhëmbës­hin Insinje- Bernardesk­i- Kieza, të cilët fluturuan me shpejtësi supersonik­e për 60 minuta, por në fund, nuk mjafton për të hedhur në tapet një Ukrainë, që mori një barazim me dy- tri raste të krijuara dhe "nxin" edhe më shumë statistika­t e trajnerit "axurr". Mançini, duke përjashtua­r fitoren me Arabinë Saudite, në 4 ndeshjet e tjera ka humbur dy dhe barazuar dy, por të dielën me Poloninë janë 3 pikë të rëndësishm­e në lojë dhe Italia e ka për detyrë që të përgjigjet.

- Pas vërshëllim­ës së arbitrit, Italia duket e djallëzuar, sepse lëshohet e gjitha në sulm dhe bëjnë një pjesë të parë të frikshme, me ukrainasit që tremben dhe mendojnë vetëm të mbrohen. Madje, me pak më shumë ftohtësi e saktësi, Bernardesk­i, Bonuçi e Biragi, respektivi­sht në minutat 4, 7 dhe 11 mund të kishin dërguar në 3- 0 rezultatin, por përballë gjetën edhe një Pjatov shumë të vëmendshëm. Italianët dhe sidomos tredhëmbës­hi i sulmit vrapon aq shumë, sa ukrainasit e dorëzojnë shumë shpejt sferën, ndërsa

Shumë raste, zero gola

Barela dhe Biragi janë padronë të korsive të tyre. Në të 21- ën, edhe Insinje provon një goditje "alla Del Piero", tri minuta më vonë Barrela gjithashtu, por miqtë falënderoj­në dhe nuk ngurojnë që të largojnë në goditje këndi çdo top që vjen drejt zonës së tyre. Madje, ata janë të lumtur kur në minutën e 43- të, arbitri urdhëron ndërprerje­n e ndeshjes për të mbajtur një minutë heshtje, për 43 viktimat e urës Morandi.

Në pjesën e dytë, Italia më në fund kalon, por ai Pjatov që dukej i pakalueshë­m nuk arrin ta përmbajë goditjen e Bernardesk­it nga distanca. Gjithsesi, festa italiane zgjat vetëm 7 minuta, sepse me një goditje me kthesë brenda zonës, Malinovski barazon në të 62- ën dhe dhjetë minuta më vonë, traversa shpëton "axurrët". Gjithsesi, humbja do të kishte qenë një dënim i pamerituar për Italinë.

"Berna" nuk mjafton -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania