Panorama (Albania)

Zbulohet ekspertiza e vrasjes në Bllok, Gaxha u qëllua me 4 plumba, dyshimet për komandon

MINISTRJA SHKARKON KREUN E POLICISE SE BURGJEVE PAS PERPLASJES PER TRANSFERIM­IN E MARTINAJT NGA SPITALI

-

ETLEVA DELIA Në dosjen që Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori, në lidhje me vrasjen e ndodhur një javë më parë te ish- Blloku, përshkruhe­n të gjitha veprimet e kryera në vendngjarj­e, si dhe ekspertiza mjeko- ligjore e viktimës, Fabian Gaxha.

Mjekët kanë konfirmuar se 28- vjeçari ka humbur jetën nga 4 plagë arme zjarri, 3 në trup dhe një në kokë. Gjithashtu, në duart e tij janë gjetur faktorë plotësues, që konfirmojn­ë qitjen me armë zjarri. Nga provat e gjetura dhe sekuestrua­ra në vendin e ngjarjes është ndërtuar skena e krimit, por nga ana tjetër janë ngritur dyshime se edhe vetë autori i dyshuar i krimit, komando Mevjol Billo, mund të ketë mbetur i plagosur. Për këtë arsye janë marrë kampione me mostra për ADN- në, gjurmë gjaku dhe mbetje biologjike për të përcaktuar me saktësi sa persona janë plagosur, apo janë përfshirë në ngjarje. KEQYRJA E KUFOMES Është bërë këqyrja e kufomës së shtetasit Fabian Gaxha, ku ka rezultuar se në trupin e kufomës u konstatuan 4 plagë tejshpuese, në vendet pranë sisës së djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë, pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 1 cm nga artikulaci­oni i poshtëm, vihet re një plagë 1X1 cm, si edhe një plagë në pjesën e kokës. Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë. Gjithashtu u bë sekuestrim­i i një tamponi steril me mostër ADN- je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, një triko me ngjyrë të zezë me kapuç, me mbishkrimi­n “Ree- book” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë e zezë.

PROVAT E SEKUESTRUA­RA Janë gjetur dhe sekuestrua­r; Një çantë lëkure e zezë me ngjyrë tjetër bezhë, me një rrip me mbyllje zinxhiri, ku brenda saj ndodheshin: 50 copë kartëmoned­ha prerje 50 euroshe, kartë identiteti me emrin Fabio Allushi, dëshmi aftësie në emër të Fabio Allushit, kartëmoned­ha prerje 1 mijë lekëshe një copë, 500 lekëshe 1 copë, 200 lekëshe 3 copë, një portofol lëkure ngjyrë e zezë, një palë çelësa kale, 2 copë, një tufë me 5 çelësa dhe një çelës can- am. Sende në xhupin e viktimës Fabian Gaxha: Një celular i- Phone me ngjyrë të zezë me kartë, kartëmoned­ha prerje 50 euroshe 3 copë, kartë- monedha 2 mijë lekëshe 2 copë, kartëmoned­ha 1 mijë lekëshe 1 copë, si dhe kartëmoned­ha 200 lekëshe 2 copë, çakmak ngjyrë blu dhe çamçakëz “Cofresh”, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxhës, datëlindja 26.07.1992, paketë “Marlboro” e bardhë me 7 cigare brenda, 2 medikament­e me sigël “Epixxxr” dhe “Clonotril”, 1 çelës banese me mbishkrimi­n “Errebi”. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestrua­n: Një armë zjarri “Glock”, made in Austria, me dy numra të fshirë, me krehrin me 13 copë fishekë, me kalibër 9mm, 11 gëzhoja me macerim të ndryshëm, një predhë, 12 gota qelqi, dy shishe, tri tavlla duhani, tri pjata, dy palë syze, një çakmak, dy paketa duhani, bishta cigaresh dhe dy bluza, 5 tamponë me mbetje biologjike dhe tampon me mbetje ADN- je. MOTORI I BRAKTISUR Nga ana e shërbimeve të Policisë, në vendin e quajtur rruga Tiranë – Elbasan, pranë rrethit të mbikalimit të Kopshtit Zoologjik, është konstatuar një motor me targë TR 999 C, i markës “Honda”, me ngjyrë të zezë dhe dy shirita me ngjyrë portokalli. Nga këqyrja e motorit, në largësi 16 cm nga shala e motorit u mor një gjurmë papilare, që u shënua me germën “A”. Ndërsa në anë të rrugës u gjet një bluzë pambuku me ngjyrë gri, me mbishkrimi­n në pjesën e brendshme të qafës, poshtë kapuçit, me një stampë “Great Packiez 68”. Bluza u ambalazhua dhe u mor për ekzaminim të mëtejshëm.

 ??  ?? VIKTIMA, FABIAN GAXHA ( MAJTAS) MEVJOL BILLO
VIKTIMA, FABIAN GAXHA ( MAJTAS) MEVJOL BILLO
 ??  ?? I plagosuri, Eljon Hato
I plagosuri, Eljon Hato
 ??  ?? Viktima, Fabian Gaxha
Viktima, Fabian Gaxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania