Panorama (Albania)

Mavraj: Nder të mbaj shiritin e Kombëtares

-

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, në intervistë­n për "Supersport" pas miqësores me Jordaninë deklaroi se skuadra ishte disi e fokusuar në përballjen e së dielës në Izrael, e cila do të ketë më shumë rëndësi në krahasim me një testuese ndaj Izraelit. E prisnit të zgjidheshi­t kapiten? Një nder kaq i madh nuk pritet asnjëherë. Jam i nderuar, por kam edhe përgjegjës­i. Kishim edhe ndeshjen, edhe ishim të fokusuar aty. Unë nuk ta them kë votova, ishte sekrete ( qesh). A janë idetë më të qarta për ekipin para Izraelit? Nuk besoj se ka qenë test para Izraelit, pasi kjo ndeshje nuk krahasohet me Izraelin. E kemi pasur këtu dhe e dimë çfarë na pret në Izrael. Kemi luajtur edhe një vit më parë. Me një mendim për atë përballje ishim edhe për Izraelin sonte ( dje). Kemi pasur disa raste, por nuk mendoj se duhet t'i kushtojmë shumë rëndësi tani.

Panuçi nuk foli për "Supersport". Ka folur me ju për këtë gjë?

Gjërat që flet trajneri me ne në dhomat e zhveshjes, në hotel apo në grumbullim, mbesin mes nesh. Edhe nëse ai na tregon arsyen, nuk jua tregoj dot. Pra, nëse vetë ai nuk e thotë, unë nuk kam se çfarë them. Si mendoni për këtë veprim? Është një zgjedhje personale dhe duhet të respektohe­t. Siç ne futbollist­ët apo njerëzit e sportit ju respektojm­ë ju të medias për mendimet apo qëndrimet, edhe ju duhet të respektoni mendimin e trajnerëve ose lojtarëve, edhe në rastet kur është ndryshe. Të gjithë kanë përgjegjës­i, edhe ai ka detyrat e veta. Do jeni në 100% për ndeshjen e së dielës? Ritmi më mungon pak, referuar formës së Mërgimit që njihni të gjithë. Falënderoj trajnerin dhe federatën, që më kanë ftuar pas këtyre muajve të vështirë. Më në fund ia dola të rikthehem në fushë, por ende nuk jam në 100%. Kjo ndeshje sot ( dje) kontribuoi për mua.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania