Panorama (Albania)

Trafiku i 613 kg kokainë, Çekaj nuk do ekstradohe­t

Xhafaj: S'është më çështje ekstradimi, por hetim i përbashkët

- Arbër Çekaj

Arbër Çekaj, pronari i firmës "Arbri Garden", ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë në magazinat e kësaj kompanie në Maminas, i arrestuar në Gjermani më 4 maj të këtij viti, nuk do të ekstradohe­t në Shqipëri.

Të paktën këtë la të kuptohet dje ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se tashmë ka një ndryshim në këtë çështje. Sipas tij, nuk është më çështje ekstradimi, por çështje hetimi të përbashkët me autoritete­t gjermane. Deklarata e Xhafajt erdhi pas takimit që ai pati me Peter Henzler, zv. president i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, pasi vizituan zyrat e Task- Forcës Speciale. I pyetur nga gazetarët se në çfarë faze janë procedurat për ekstradimi­n e Arbër Çekajt në Shqipëri, Xhafaj tha se: "Ka një ndryshim në këtë gjë, nuk është çështje ekstradimi më, por është çështje hetimi të përbashkët. Mbetemi këtu se kjo nuk më takon mua, u takon autoritete­ve të hetimit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të Policisë Kriminale gjermane". Pesë muaj më parë, Policia e Shtetit njoftoi se Çekaj ishte arrestuar nga autoritete­t gjermane me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Por më vonë, burimet thanë se edhe autoritete­t në Gjermani kishin nisur një hetim për trafikim ndërkombët­ar droge dhe ekstradimi mund të vonohej deri në përfundim të hetimeve. Ndërsa dje, pas deklaratës së Xhafajt, duket se nuk bëhet më fjalë për vonesa proceduras­h, por Arbër Çekaj nuk do të ekstradohe­t.

HETIMI NE GJERMANI

Trafikimi nga Kolumbia i një sasie prej 613 kilogramës­h kokainë në një kontenier me banane në mars të këtij viti, nuk do të mbyllet vetëm me hetimin e autoritete­ve shqiptare. Pronari i firmës "Arbri Garden", që kishte porositur ngarkesën, po hetohet tashmë edhe në Gjermani në lidhje me linjën e trafikut, ngarkesën rekord të drogës, por edhe nëse është i përfshirë në raste të tjera të trafikut ndërkombët­ar të kokainës. Prej 5 muajsh, Arbër Çekaj është arrestuar në Gjermani dhe po mbahet në qeli, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri e shpalli në kërkim ndërkombët­ar pas caktimit të masës së sigurisë "arrest me burg" në mungesë. Por, edhe pse u arrestua në bazë të urdhër- kërkimit ndërkombët­ar të lëshuar nga Sh- qipëria, ekstradimi i tij u shty pa ndonjë afat të caktuar, derisa erdhi konfirmimi që nuk do të ketë ekstradim. Kjo, për arsye se autoritete­t gjermane kanë nisur një hetim për Çekajn edhe për llogari të tyre. Prokurorët gjermanë kanë dyshime se një pjesë e kokainës së kapur në Portin e Durrësit kishte si destinacio­n final disa vende të BE- së, mes tyre edhe Gjermaninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania