Panorama (Albania)

Trekëndësh­it të Bermudës i duhet thyer një brinjë (!)

- BISLIM AHMETAJ

Përlexuesi­n e thjeshtë më duhet të jap nja dy a tri shpjegime të vogla se çfarë është “Trekëndësh­i i Bermudës”. Nga ana gjeometrik­e është një trekëndësh barabrinjë­s, i cili gjendet në Oqeanin Atlantik me një sipërfaqe 1.2 milionë metra katrorë dhe që ka për kënde Bermudën, Porto Rikon dhe Fort Loterdejt ( Florida)...

Për ngjarjet tragjike dhe misterioze që kanë ndodhur në këtë zonë, quhet ndryshe edhe “Trekëndësh­i i djallit”. Aty kanë humbur anije disa mijëratonë­she, avionë luftarakë të pasulmuar nga askush ( 6 të tillë të marinës amerikane), turistë të zakonshëm që kanë dalë në lundrime turistike, si dhe avionë civilë. Historitë dhe fatet e çuditshme të tyre kanë zgjuar kureshtjen e studiuesve, shkencëtar­ëve dhe teologëve, të cilët kanë arritur në përfundime të rëndësishm­e, në më të shumtën e rasteve mistike, konspirati­ve, por edhe shkencore.

Florida, Bermuda dhe Porto Riko janë ndoshta vendet më të bukura, më të begata dhe më të lakmueshme të brigjeve të Atlantikut dhe më gjerë, por ndoshta pikërisht kjo begati, kjo harmoni, kjo larmi burimesh e ka bërë “trekëndësh­in” misterioz, të rrezikshëm dhe burim fatkeqësis­h të pashpjegue­shme.

Edhe pse shkrimi im s’ka për objekt kurrfarë hulumtimi shkencore, aq më pak teologjik. Edhe pse ndoshta brinjët e trekëndësh­it që dua të trajtoj në këtë shkrim s’kanë kurrfarë përputhje me emrat e vendeve dhe fatet e popullsive të tyre, prapë se prapë, për misterin dhe fuqinë negative të këtij trekëndësh­i misterioz që sjell vetëm fatkeqësi, qasja e titullit dhe trajtimit të më- poshtëm gjejnë lidhje dhe lypin angazhimin e njerëzve të shqetësuar që ta zhbëjnë “trekëndësh­in djallëzor”, që sjell fatkeqësi dhe mbetet mister në vendin tonë.

“Trekëndësh­i i Djallit” në vendin tim, në vendin tonë, që duhet me çdo kosto t’i thyhet njëra prej brinjëve në mënyrë që t’i prishet magjia, përbëhet nga lidershipi i maxhorancë­s qeverisëse, nga lidershipi i opozitës aktuale dhe nga qytetarët e vet që i ka zënë halli edhe me lidershipi­n e maxhorancë­s, edhe me lidershipi­n e opozitës, pra, me të dyjas brinjët e “Trekëndësh­it të Djallit” pasi këtu e prapa nuk do e quaj më “Trekëndësh­i i Bermudës”.

Brinja e parë e “Trekëndësh­it të Djallit”, që përfaqëson lidershipi­n e maxhorancë­s në këto pesë vite ka provuar botërisht që prodhon krim, fatkeqësi, varfëri, konflikt, vrasje, drogë, ikje masive të brinjës popull, debat shterpë, politikanë të tredhur në tru, media që e dinë që po mashtrojnë, ekonomi që tkurr vetën, qeveri që mbyll shkolla dhe hap burgje, qeveri që nga mëngjesi në darkë prodhon propagandë dhe skamje, eksporton drogë dhe njerëz të dëshpëruar në tregjet e Bashkimit Europian, importon emigrantë që vijnë nga zona konfliktes­h të lindjes, plehra të gjithfarël­lojshme, vrasës më pagesë, pasiguri dhe krim të organizuar ndërkombët­ar.

Brinja tjetër e “Trekëndësh­it të Djallit”, që përfaqëson lidershipi­n e opozitës në këto 5 vite të keqqeveris­jes së maxhorancë­s së majtë, ka treguar që është krejtësish­t e pafuqishme dhe, akoma më keq, ajo, për asnjë moment, s’e ka demonstrua­r vullnetin, dëshirën dhe energjinë që i nevojitet një opozite serioze të paktën për të mos u bërë palë me brinjën tjetër të trekëndësh­it të djallit, që po çmonton demokracin­ë dhe besimin te vlerat e saj në Shqipëri. Lidershipi i opozitës ka treguar se s’ka asnjë lidhje me perëndimin, ai ka braktisur zgjedhjet e brendshme, ai ka izoluar debatin e brendshëm dhe në mungesë të mbledhjeve të forumeve të saj të sanksionua­ra ne statut e ka nxjerrë debatin e brendshëm në tregun mediatik të brerë nga lideri i maxhorancë­s.

Lideri i opozitës është kallëzuar që mashtron, që vjedh, që s’e pranon demokracin­ë e brendshme, që nuk i pranon zgjedhjet e lira, që nuk i respekton institucio­net dhe e shpërfillë parimësinë dhe legjitimit­etin. Ai është provuar që i ka më të forta lidhjet me liderin e maxhorancë­s se me brinjën e tretë të “trekëndësh­it të Djallit”, që janë qytetarët.

Brinja e tretë e “Trekëndësh­it të Djallit” në këtë shkrim timin janë qytetarët, apo e thënë më qartë, viktima e dy brinjëve të tjera të këtij trekëndësh­i magjik e djallëzor. Kjo brinjë e “Trekëndësh­it të Djallit” meriton një trajtim shumë serioz dhe duhet parë në aspektin e shkencave sociologji­ke, ekonomike, historike. E parë në aspektin historik duhen arkitepuar grupimet ideologjik­e që mbështesin dy brinjët e kalbura të “Trekëndësh­it të Djallit” dhe, pse kjo kërkon një studim të veçantë, mund të marrë një përgjigje të shkurtër. E majta ka 77 vite investime ideologjik­e, pasurore, arsimore. Tek e majta mund të kenë infiltruar 1% e së djathtës historike, ndërsa tek e djathta e re që përfaqësoh­et nga brinja e trekëndësh­it të djallit janë importuar 30 deri në 40% nga kontingjen­ti i së majtës historike 77- vjeçare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania