Panorama (Albania)

Basha në Prokurori: Shteti po përdoret, por nuk do shantazhoh­emi

“Shteti po përdoret me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës”

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilësoi thirrjen e tij në Prokurori si nisjen e rënies së regjimit kriminal, që sipas tij drejton vendin.

Ai akuzoi kreun e qeverisë se po përdor shtetin për t’i mbyllur gojën opozitës. Kreu demokrat ishte dje në Prokurori, ku u pyet rreth akuzave ndaj kreut të Grupit Socialist Taulant Balla në çështjen “Xhisela” në Fushë- Krujë dhe kërcënimit prej tij të komisarit Emiljano Nuhu. Basha qëndroi në Prokurori rreth 25 minuta, ndërsa është pyetur nga prokurorja e çështjes, Elsa Miha. Basha nuk ka dhënë asnjë detaj nga dëshmia që bëri në Prokurori, por akuzoi Kryeminist­rin se po bën një sulm padish ndaj opozitës. “Dy deputetë të opozitës janë thirrur sot në Prokurori; deputeti Salianji, sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin. Kur regjimet e korruptuar­a dhe të inkriminua­ra janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminua­r”, u shpreh Basha. Sipas tij, thirrja e kreut të opozitës në Prokurori nuk tregon fundin e opozitës. “Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t’u paraqitur në Prokurori, nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal”, tha Basha. Ai kishte gjatë deklaratës së tij edhe një apel për Kryeminist­rin Rama. “Ndaj, sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: Partia Demokratik­e, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, as nuk trembemi, as nuk shantazhoh­emi dhe as nuk impresiono­hemi nga makinacion­et politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrim­in e diktaturës mafioze”, tha Basha. Padia Në 27 shtator, kreu i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, depozitoi në Prokurorin­ë e Tiranës kallëzimin penal ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha me akuzën e “shpërdorim­it të detyrës”, “kallëzimit të rremë” dhe “fyerjes” së qëllimshme. Në kallëzim, Balla kërkon gjithashtu procedim penal për shtetasin Emiljano Nuhu, ish- oficerin e Krujës pas denoncimit që ky i fundit ka bërë në drejtim të numrit dy të socialistë­ve. Balla ka kallëzuar penalisht edhe gazetarin Basir Çollaku, i cili ka realizuar intervistë­n gjatë së cilës Nuhu ka artikuluar akuzat e rënda ndaj Taulant Ballës. Sa për kryedemokr­atin Lulzim Basha, kreu i Grupit Socialist shpjegon në kallëzim se ai, sipas tij, pa kryer asnjë verifikim, me dashje direkte ka përsëritur të njëjtat akuza duke cenuar kështu interesat e ligjshme të tij dhe të shtetit njëkohësis­ht, që në rastin konkret kanë të bëjnë me hetimin e plotë dhe transparen­t të një vepre penale nga Prokuroria e Krujës, shkruan Balla.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje pas dëshmisë në Prokurori
Basha, dje pas dëshmisë në Prokurori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania