Panorama (Albania)

Salianji në Prokurori: Unë besoj në Zot, Rama beson tek Alizoti

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, dha dëshminë e radhës në Prokurori për çështjen “Babale”. Ndryshe nga herët e tjera, Salianji u paraqit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati i tij. Pas dëshmisë përpara prokurorëv­e, e cila zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, deputeti demokrat dha një deklaratë për mediat, duke u shprehur se Prokuroria ka ndryshuar rrjedhën e hetimit. “Prokuroria ishte po aq e qartë sa edhe publiku, që rrjedha e hetimit ka ndryshuar dhe kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen apo fakte të tjera që gjenden në fashikulli­n e Prokuroris­ë. Prokuroris­ë mund t’i kenë dalë nga vëmendja që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë paguar dhe kanë dhënë “një pako të mirë” për dëshmitari­n kryesor të Prokuroris­ë, i cili në një bisedë të lirë relaksi ka treguar të gjithë historinë e vetë se si ka ardhur dhe se si është fabrikuar nga Policia e Shtetit dhe nga vartësit e Fatmir Xhafajt, për të shpëtuar jo vetëm vëllain e vet, por edhe lëkurën e vet në krye të Ministrisë së Brendshme”, tha Salianji.

Krahas kësaj, deputeti demokrati u shpreh se videon e dytë të përgjimit e ka zotëruar që në muajin qershor, kur vijonin hetimet për çështjen “Babale”. “Në lidhje me këtë çështje jam vënë në dijeni në qershor, pasi është publikuar në media se ka pasur një aktor, nuk i kam dhënë rëndësi sepse ka qenë një material që nuk ka pasur pikë rëndësie. Kur e kam parë që Prokuroria e ka pasur këtë person të besueshëm dhe provën kryesore e kam bërë publike për publikun. Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama”, u shpreh Salianji. Deputeti demokrat është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nën akuzën e kallëzimit të rremë përsa i përket video- përgjimeve të çështjes “Babale”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania