Panorama (Albania)

Balla i përgjigjet Bashës: Jepi Prokuroris­ë ndonjë provë ndaj meje

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, iu përgjigj dje deklaratav­e të kreut demokrat, Lulzim Basha, duke thënë se me paratë që do fitojë në Gjykatë nga Basha, do të rindërtojë një kopsht në Librazhd. Balla tha se Basha do të paguajë për shpifjet që ka ngritur në adresën e tij në lidhje me rastin “Xhisela”. Ai ka treguar se me paratë që do t’i marrë Lulzim Bashës, për shkaktimin e dëmit moral, do t’i përdorë për të ndërtuar një kopsht të ri në qytetin e Librazhdit. “Lulzim, se sa i vendosur je ti, e dinë të gjithë, po ndonjë provë për akuzat ndaj meje ia dhe Prokuroris­ë? Se në fund nuk është një kazan që ndahet e vërteta, po më pas edhe në Gjykatë për dëm moral dhe aty do të ta mas kokën mirë, se me lekët që do paguash si shpifës, do rindërtoj një kopsht te ri në Librazhd, o pinok”, shkruan Balla në “Facebook”. Pak ditë më parë, kreu i deputetëve socialistë depozitoi padinë penale ndaj kreut të PD- së për shpërdorim të detyrës dhe kallëzim të rremë për një krim të pakryer, si dhe për fyerje. “Prokuroria ka regjistrua­r procedim penal ndaj të akuzuarve. U informuan prej meje për kallëzimin penal që kam bërë ndaj tyre. Kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë të gjitha kallëzimet. Është një betejë, të cilën do ta fitoj për interes të qytetarëve, ku del një budalla dhe shpif. Basha të vijë këtu dhe të përballet. Kemi një pasqyrë të qartë të një grupi të strukturua­r mes Lulzim Bashës, Emiljano Nuhut, Basir Çollakut dhe personave të tjerë të identifiku­ar, të cilët do të mbajnë përgjegjës­i”, tha Taulant Balla.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania