Panorama (Albania)

Vetingu në politikë, propozimi i PD- së në duart e “Venecias”

Alibeaj braktis Kuvendin: Kjo që po bëni është teatër

-

Komisioni i Venecias ka në duart e tij kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për marrje mendimi mbi propozimin e PD- së për vetingun në politikë.

Lidhur me këtë kërkesë, përfaqësue­sit e Komisionit të Venecias bëjnë me dije se kërkesa e Krye parlamenta­rit Ruçi do të ndiqet bazuar në praktikat e këtij institucio­ni ndërkombët­ar, duke nënvizuar se një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojëTi­ranën për të marrë mendimin e palëve. "Komisioni i Venecias ka marrë kërkesën ditën e mërkurë. Prandaj, procedura ekzakte ende nuk është përcaktuar, por në përputhje me praktikat e përgjithsh­me, një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojë Shqipërinë për të diskutuar draft amendament­et metë gjitha palët e interesuar­a".

MBLEDHJA E KOMISIONIT

Ditën e djeshme u zhvillua një seancë dëgjimore me grupet e interesit mbi propozimin e Partisë Demokratik­e mbi vetingun në politikë. Ndonëse një nismë e opozitës, deputeti Enkelejd Alibeaj ishte i vetmi përfaqësue­s nga PD- ja në këtë mbledhje. Në fjalën e tij, Alibeaj e konsideroi një farsë zhvillimin e seancës dëgjimore me Shoqërinë Civile, duke akuzuar maxhorancë­n se është kundër kësaj nisme dhe po e zvarrit. "Iniciativa që kemi marrë ne për vetingun në politikë, është një iniciativë që ka vetëm një lloj zgjidhje të klasës politike, pranohet ose jo, përballet ose hid- het në kosh plehrash. Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i maxhorancë­s, që me gojën e Kryeminist­rit u shpreh publikisht që nuk e pranon vetingun në politikë as në përmbajtje, as në frymë. Mohimi total i kësaj kërkese ulëritëse emergjente duke na ftuar këtu, është teatër. Ju s'duhet të lejoni veten tuaj të përdoreni për fasadë për qëllime politike. Do ishte shërbimi më i keq që i bëhet publikut. Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që kjo godinë ka diskutuar, për çështje me interes për ju. Por ju thërrasin sot për një çështje, për të cilën e kanë thënë verdiktin, nuk e duan. E sot po bëjnë teatër, gjasme po konsultohe­n me ju. Por për shkak të prezencës suaj e ndiej detyrim t'ju jap një sqarim për përmbajtje­n. Vetingu politik është veting në sistemin gjyqësor", tha Alibeaj. Pas deklaratës së deputetit demokrat reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai u shpreh se maxhoranca po e trajton me seriozitet çështjen e vetingut në politikë, duke kërkuar nga opozita që mos ta paragjykoj­ë procesin e ndërmarrë. "Do të ishte absolutish­t hipokrizi dhe fasadë, që kur të diskutojmë një nismë kushtetues­e, të paragjykon­in apo të thoshim që do ta miratojmë brenda një jave. Dhe pa dëgjuar të gjithë aktorët dhe të gjithë faktorët e një shoqërie, nuk mund të paragjykoj­më sot që as do të miratohet dhe as që nuk do të miratohet", tha Ruçi.

 ??  ?? Mbledhja e Këshillit të Legjislaci­onit
Mbledhja e Këshillit të Legjislaci­onit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania