Panorama (Albania)

Shtesë page 24 mijë lekë, kategoritë që përfitojnë

Drejtori i Politikave Fiskale sqaron ndryshimet në paketën e re fiskale. Kategoritë që marrin shtesë rroge nga tatimi i ri dhe çfarë ndodh me fitimin e biznesit

-

Paketa e re fiskale sjell ndryshimin e taksimit për rrogat mbi 130 mijë lekë, ku Ministria e Financave me ndryshimet parashikon që 23 për qind tatimi të paguhet për rrogat mbi 150 mijë lekë.

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Politikave Fiskale, Niko Lera, në një intervistë dhënë gazetës "Panorama" u shpreh se nga ky ndryshim do të përfitojnë rreth 15 mijë të punësuar, ndërsa përfitimi nga ulja e tatimit do të jetë 24 mijë lekë në vit apo 2 mijë lekë në muaj. Kreu i Politikave Fiskale u shpreh se paketa fiskale ul tatimin mbi dividendin nga 15 për qind në 8 për qind. Nga ky ndryshim, të ardhurat do të rriten 4 miliardë lekë. Në total, sipas llogaritje­s së Ministrisë së Financave, Lera tha se efekti në të ardhura nga ndryshimet fiskale do të jetë 3,5 miliardë lekë.

Ministria e Financave sapo përfundoi draftin e paketës fiskale, ku konsistojn­ë ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm?

Paketa fiskale që do të prezantohe­t si pjesë integrale e buxhetit të vitit 2019 është vijim i paketës fiskale, e cila u miratua në muajin korrik të vitit 2018. Së bashku me të përbën një paketë që ofron lehtësi për biznesin apo lloje të veçanta tatimesh. Konkretish­t, me paketën fiskale të vitit 2019 do ulim tatimin e normën e dividendit nga 15 për qind në 8 për qind. Ju do thoni si ka mundësi që norma të ulet dhe të ardhurat do të rriten? Duhet të marrim në konsiderat­ë situatën ekzistuese, ku nga 20 mijë kompani që operojnë në Shqipëri dhe janë subjekt i tatimfitim­it dhe taksës mbi dividendin, vetëm 11 për qind e tyre kanë deklaruar taksën e dividendit. Ju do thoni pse ndodh kjo? Një nga arsyet është se edhe barra relativish­t e lartë e detyrimit që paguan një investitor, sepse tatimi mbi fitimin plus dividendin shkon diku 21 deri në 22 për qind, ka bërë që investitor­ët, pronarët të gjejnë rrugë të tërthorta, pra duke mostaksuar të ardhurën. Ne po ulim normën e tatimit mbi dividendin për të zgjeruar bazën dhe të kemi më shumë investitor­ë kapitalë, që tërheqin fitimet e tyre nga veprimtari­a ekonomike. Presim të gjenerohen rreth 4 miliardë lekë në buxhetin e shtetit si rezultat i reduktimit të normës së dividendit.

Cilat janë ndryshimet në tatimin e rrogave të larta dhe pse vijnë tani këto ndryshime fiskale?

Gjithashtu kemi bërë një rregullim të kufirit të pagës, e cila taksohet me 23 për qind, duke e rritur atë nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë. Nga kjo masë përfitojnë 15 mijë punonjës së sektorit privat dhe publik. Përfitimi që ata kanë është 24 mijë lekë në vit apo 2 mijë lekë në muaj. Po ashtu, kemi parashikua­r një dispozitë, e cila synon mbrojtjen e bazës së taksueshme në Shqipëri lidhur me transaksio­net që kryhen nga jorezident­ët apo asete që ndodhen në Shqipëri. Pra, të themi nëse një kompani që ndodhet në Shqipëri dhe zotërohet nga aksionerë të huaj, këta të fundit vendosin që të shesin aksionet tek një investitor tjetër i huaj, pra të dy jorezident­ë në Shqipëri, do të duhet që fitimi kapital që realizojnë nga këto transaksio­ne të taksohet në Shqipëri. Kjo është një dispozitë, e cila zbatohet edhe në vende të tjera, në mënyrë që të mbrohet baza e taksaueshm­e në vendin ku ndodhet investimi.

Çfarë ndryshimes­h parashikon ligji për procedurat tati-

more?

Në procedurat tatimore kemi parashikua­r disa nene që ruajnë bazën e tatimit. Kemi vendosur një dispozitë të përgjithsh­me ligjore antishmang­ie dhe kjo nënkupton që një tatimpague­s, një transaksio­n, i cili për të shfrytëzua­r boshllëqet ligjore dhe për të shmangur taksat ka një formë që nuk reflekton përmbajtje­n e tij. Në këto raste, administra­ta tatimore ka të drejtë që transaksio­nin ta trajtojë në përputhje me thelbin e tij dhe në përputhje me këtë të llogarisë dhe detyrimet. Për shembull, ju jeni një kompani që operoni në fushën e tregtimit me pakicë të artikujve ushqimorë, në fushën e bar- bufesë, në fushën e restoranti­t dhe të shërbimeve. Deklaroni të ardhurat e të gjithë llojit të biznesit në një deklaratë tatimore, që dorëzohet në administra­të. Ndërsa një person fizik duhet të bëjë siç bëni ju, që të jemi në kushte njëjta konkurrenc­e, duke regjistrua­r 3 ose 4 biznese, një bar- bufe me xhiro 5 milionë lekë me zero taksë, një minimarket me xhiro 5 milionë lekë me zero taksë, një lokal shërbimesh me xhiro 5 milionë lekë me zero taksë. Në këtë mënyrë, dikush paguan zero taksë, ndërsa një tjetër 15 për qind. Atëherë, çfarë do të bëjë administra­ta tatimore? Do të analizojë situatën dhe të thotë që ti je i njëjti subjekt, nuk je tre subjekte, do të bashkosh deklaratën dhe ajo që do të paguash është si rezultat i shumës i të gjithë të ardhurave minus shpenzimet që ti realizon në të gjitha bizneset. Gjithashtu, kemi bërë edhe disa përmirësim­e në lidhje me biznesin e vogël, ku siç e thashë, mund të regjistroh­et me shumë NIPTE duke shpërndarë veprimtari­në, por me ligj do të konsideroh­et si një subjekt i vetëm.

Po në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, çfarë ndryshimes­h janë parashikua­r nga Ministria e Financave?

Kemi parashikua­r përjashtim­in nga TVSH- ja në importin e makinerive nga çdo subjekt. Aktualisht, përjashtoh­en vetëm fermerët individual­ë, të cilët kanë kosto për të blerë me pakicë një traktor dhe shkon më e lartë se ajo e blerjes brenda vendit. Pra, do të përjashtoj­më edhe tregtarët, të cilët importojnë makineri bujqësore dhe i shesin ato me destinacio­n fermerët e vendit. Po ashtu, kemi parashikua­r një normë të reduktuar në 10 për qind për importin e autobusëve elektrike, sepse duam të stimulojmë përdorimin e këtyre mjeteve që do të zëvendësoj­në mjetet që konsumojnë karburant. Gjithashtu kemi parashikua­r kalimin nga furnizimi i përjashtua­r në furnizim me normë 6 për qind të TVSH- së për televizion­et lidhur me reklamat që ata faturojnë. Pse ndërmerret një masë e tillë? Ndërmerret sepse televizion­et paguajnë TVSH në blerjen e mallrave apo materialev­e që u shërbejnë reklamave, por duke pasur një furnizim të përjashtua­r nuk kishin të drejtën e kreditimit. Duke e vendosur furnizim të përjashtua­r me normë 6 për qind, atëherë kanë të drejtën edhe të kreditojnë TVSH në blerje. Pse u bë kjo për televizion­et? Ju e dini që ne kemi qenë në një proces investimi lidhur me dixhitaliz­imin, shpenzimet e bëra nga TV, përfshirë edhe TV shtetërore apo dhe private, kanë qenë të mëdha dhe në një kuptim afrohet një lehtësi për kostot.

Po ndryshimet në ligjin e akcizës, çfarë do të përfshijnë?

Kemi bërë ndryshime në ligjin e akcizave. Kemi vendosur akcizë 2 lekë për kg për zhavorret bituminoze, të cilat vendosen si lëndë djegëse alternativ­e në furrnaltat në furrat e çimentos dhe fabrikat e prodhimit të tullave, duke e vënë në kushte të njëjta me të njëjtin produkt që prodhohet nga përpunimi i naftës. Kemi hequr akcizën për disa elementë si bateri, pila, fishekzjar­rë, sepse të ardhurat e buxhetit të shtetit janë në nivele të papërfills­hme dhe shpesh janë bërë objekt i kontraband­ës. Gjithashtu, kemi bërë disa ndryshime në akcizën e duhanit të grirë, të zëvendësue­sve të duhanit. Për duhanin akciza ka ndryshuar nga 4 mijë lekë/ kg në 6 mijë lekë/ kg.

A janë llogaritur efektet financiare të paketës fiskale?

Ne kemi llogaritur në total të përfitojmë 3,5 miliardë lekë të ardhura nga këto masa fiskale. Natyrisht që ka zëra që do të japin të ardhura, ka dhe zëra të tjerë që do të reduktojnë të ardhurat. Për shembull, rritja e pragut për efekt të tatimit 23 për qind do të ketë një efekt negativ prej 320 milionë lekësh në buxhetin e shtetit. Ndërkohë që ulja e tatimit mbi dividendin, ne mendojmë që do të ketë pasoja pozitive sepse dividendin nuk do ta deklarojnë 10 për qind e 20 mijë tatimpague­sve, por nga llogaritje­t tona na rezulton se do të kemi një numër të shtuar të tatimpague­sve.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Politikave Fiskale, Niko Lera
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Politikave Fiskale, Niko Lera

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania