Panorama (Albania)

Rama takon Macron dhe parlajmëro­n: Çdo shpifje do shkojë në gjyq

“Çdo lek i fituar nga gjyqet për shpifje do shkojë për çerdhe e kopshte”

- EDI RAMA

Kryeminist­ri Rama lajmëroi dje se qeveria dhe partia që ai drejton nuk do të përgënjesh­trojnë më asnjë shpifje, por do ta çojnë atë në gjyq. Përmes një statusi në “Facebook”, Rama bëri publik propozimin për një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamenta­r Socialist dhe anëtarëve të qeverisë për të pranuar të gjithë së bashku se shpifjet që vijnë nga politika dhe media do të trajtohen vetëm në Gjykatë, por dhe për të ngritur mekanizmat që do merren me këtë proces. Mbledhja e përbashkët pritet të zhvillohet ditën e mërkurë. Kryeminist­ri propozon ngritjen e Fondit të Edukimit, i cili do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë Kryeminist­ri, ministrat, deputetët, kryebashki­akët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës politike socialiste, të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacio­n, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit. Për çerdhe, kopshte, për kompjutera, biblioteka etj. Sipas Kryeminist­rit, do të ngrihet një bord drejtues i Fondit të Edukimit, i cili do të jetë institucio­ni i vetëm që do të vlerësojë nëse duhet të tërhiqet nga një proces gjyqësor për shpifje ose jo. Kreu i qeverisë u kërkon deputetëve dhe ministrave që të bëjnë propozimin rreth këtij drafti të prezantuar prej tij.

Propozim për mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamenta­r dhe Qeverisë: ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në Gjykatë.

Boll me përgënjesh­trime, boll me kundërpërg­jigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur të themelit të edukatës e mirësjellj­es qytetare, të cilën çdo familje e ndërton për ditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, biblioteka­t e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Fondi i Edukimit do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë Kryeminist­ri, ministrat, deputetët, kryebashki­akët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacio­n, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamenta­r e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmen­dura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamen­ti Antishpifj­e, i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër shpifjes.

Kazanpolit­ika dhe kazanmedia s’mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t’i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësit­ë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitje­n e dokumentav­e të themelimit dhe funksionim­it të Departamen­tit Antishpifj­e dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operaciona­le, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifj­e.

Ky propozim është i hapur për kontribute­t e çdo pjesëtari të mbledhjes së zgjeruar, por edhe propozimet e çdo miku të këtij rrjeti social janë të mirëpritur­a.

* * * Shënim për ju: Këshilli i Ministrave do të diskutojë së shpejti projektven­dimin për reagimin e detyruar ligjor ndaj shpifjes, të çdo institucio­ni apo enti publik në Republikën e Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania