Panorama (Albania)

Salianji publikon dokumentet për Ballën: Udhëtoi 18 herë në charter me trafikanti­n

Deputeti i PD publikon dokumentet për 25 udhëtimet jashtë vendit të kreut të Grupit të PS, me trafikanti­n Edmond Bego

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka publikuar të tjera dokumente për të vërtetuar lidhjet e numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me persona të inkriminua­r.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, nga selia e PD- së deklaroi se, referuar sistemit TIMS rezulton që Balla ka udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikanti­n e drogës Edmond Bego. Të dhënat e publikuara nga deputeti i PDsë flasin për udhëtime me charter me vlerë rreth 600 mijë euro, për të cilat Salianji ka kërkuar shpjegime se kush është burimi i këtyre të ardhurave. "Është fakt, që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, i cili regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se: Deputeti socialist Taulant Balla ka udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikanti­n e drogës Edmond Bego. Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikanti­n e drogës Edmond Bego, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN. Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikanti­n e drogës Edmond Bego me të njëjtin avion, ku destinacio­ni më kryesor ka qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë. Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me charter kushton minimalish­t 30 mijë euro. Pra, janë minimalish­t 600 mijë euro udhëtime me charter, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi", tha Salianji. Deputeti i PD- së kujtoi se miku per- sonal i Ballës ka përfituar të paktën 14 milionë euro në 3 procedura prokurimi, leje e licencë minerare në zonën elektorale të deputetit të PS- së, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrj­e në krim të organizuar.

REAGIMI Taulant Balla, si përgjigje të parë për deputetin e PD- së kishte paralajmër­imin për një tjetër padi në gjykatë për shpifje. Balla i kërkoi kreut të PD- së që të mos e përdorë më deputetin e tij Salianji për shpifje, duke kërkuar që infor- macionin për udhëtimet e tij jashtë vendit ta marrin në Albcontrol. "Lulzim, mjaft e shpërdorov­e Salianjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacio­ni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallëzim në Prokurori? Megjithatë, faleminder­it që po vijon të kontribuos­h për Fondin e Edukimit. Të hënën, padia në gjykatë", tha Balla. Në përgjigje të kërkesës së Ballës, deputeti Salianji i ka kujtuar numrit dy të PS- së se të dhënat e Albcon- trol flasin për udhëtimet e tij me charter. Salianji ka publikuar edhe datat në të cilat sipas tij, Balla ka qenë jashtë vendit. "Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin, sa s'ka departamen­t, prokurori e gjykatë që ju shpëton! Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifiku­es me nr. DB 11597xx- AL dhe nr. DC66547xx- AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER", u shpreh deputeti i PD- së.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Fluturimet e Ballës me charter, publikuar nga PD
Fluturimet e Ballës me charter, publikuar nga PD
 ??  ?? Faksimile e sistemit TIMS, publikuar nga PD
Faksimile e sistemit TIMS, publikuar nga PD
 ??  ?? Salianji, dje gjatë deklaratës
Salianji, dje gjatë deklaratës
 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania