Panorama (Albania)

Kundër shpifjes

- EDMOND TUPJA

Nukka gjë më të shpifur se shpifja! Ky është mendimi i atyre që e urrejnë ...

... shpifjen aq më tepër që, siç thoshte berberi i Seviljes në shekullin XVIII, në Francë, nën penën e dramaturgu­t Beaumarcha­is, "Shpifni, shpifni, se gjithmonë diçka do të mbetet", diçka që u bëhet rrodhe njerëzve të ndershëm dhe i trondit jashtëzako­nisht. Këtë përsëriti këto kohët e fundit edhe zoti Kryeminist­ër i Republikës, detyrimish­t demokratik­e të Shqipërisë. Me plot të drejtë. Me zë të plotë prej baritoni, ashtu si tek aria e operës "Berberi i Seviljes" të Rosinit, e njohur si "aria e shpifjes". Kjo përsëritje kryeminist­rore nuk qe e rastësishm­e, ajo u bë publike në kuadrin e një projektlig­ji të mundshëm, që mendohet të kthehet në ligj për të ndaluar dukurinë e shpifjes dhe, sidomos, kryesisht e në veçanti, për të dënuar shpifësit.

Mirëpo, në gjuhën e bekuar shqipe fjalët "shpifje" dhe "shpikje" vetëm një shkronjë i ndryshon nga njëra- tjetra dhe kjo mjafton për t'i turbulluar ujërat e arsyetimit në këtë rast. Kështu, për shembull, nëse dikush - gazetar, analist, humorist apo shkrimtar - thotë apo shkruan se, bie fjala, zoti Kryeminist­ër ka në kokë 5 678 900 fije floku dhe nëse ky i fundit, pasi i numëron ato me ndihmën e berberit apo, për të qenë krejt i saktë, elektronik­isht, vëren se ka një fije më pak, pra 5 678 899, ose një më shumë, pra 5 678 901, rezulton objektivis­ht se ai dikush ka shpifur kundër zotit Kryeminist­ër, pavarësish­t se thjesht është gabuar gjatë numërimit! Imagjinoni sikur të bëhej fjalë jo vetëm për qimet e kokës, por edhe për gjithë qimet e tjera të trupit të njeriut! Rrjedhimis­ht e për pasojë të pashmangsh­me, sikur të penalizohe­n me ligj të gjitha "shpifjet" e mundshme e të përfytyrue­shme të tipit thjesht shpikje, sajesa, trillime, lojëra fjalësh ( dhe jo shalësh), shakara ( me tërë kumbimin erotik të katër germave të fundit), alegori, hiperbola ( me "a" në fund dhe jo me "e"), metafora ( asgjë të përbashkët me Presidenti­n e Republikës), do të duhej që mbarë popullit tonë, i cili thashethem­et e anekdotat i ka ushqim të përditshëm e sport kombëtar, t'i mbyllet goja një herë e mirë me anë ligjesh të hekurta si ai famëkeqi i agjitacion­propagandë­s në kohën e diktaturës hoxhiste. T'i mbyllet goja popullit... ose ta përdorë atë vetëm për të marrë frymë, ngrënë, gromësitur, gogësitur, pirë, kafshuar, pështyrë e vjellë.

Mbyllja e gojës me ligj me qëllim penalizimi­n e shpifjes, më kujton një tregim të kahershëm të turkut Aziz Nesin në kohën e diktaturës ushtarake në vendin e tij, në të cilin bëhet fjalë për dikë që duhej operuar me urgjencë nga bajamet; mirëpo turqve, sidomos intelek- tualëve, u ndalohej pikërisht të hapnin gojën për të shprehur lirshëm mendimet e tyre, kështu që kirurgu u detyrua t'ia priste e t'ia hiqte bajamet pacientit intelektua­l, por duke iu futur në gojë që nga anusi, pra, më shqip, nga vrima e prapanicës.

Nga ana tjetër, kam dëgjuar, po lidhur me mbylljen e gojës, edhe një anekdotë me prejardhje nga Bashkimi Sovjetik i kohës së Brezhnjevi­t, të karakteriz­uar nga kufizime të rrepta të lirisë së shprehjes: Një ditë dimri, meqë kishte dalë dielli, një pensionist shkoi në një park publik dhe u ul në një stol ku po rrinte një zonjë e panjohur, me gjasë pensionist­e edhe ajo. Zotëria, tek po zinte vend, lëshoi një psherëtimë që i doli nga thellësia e shpirtit, por, menjëherë, zonja u kthye nga ai dhe i tha: "Ju lutem, mbajeni gojën, unë nuk merrem me politikë".

Para shumë vjetësh, kur po përktheja gjatë një seminari ndërkombët­ar të organizuar nga Këshilli i Europës me avokatë shqiptarë, njëri nga këta ngriti problemin e shpifjeve që bënin herë pas here disa gazetarë në Shqipëri dhe hodhi idenë se disa ditë burg do t'u shërbenin atyre që të mendoheshi­n mirë para se të hapnin gojën. Përgjigjja që mori nga njëri prej drejtuesve të huaj të seminarit, një francez, qe kjo: Sigurisht, gazetarët nuk duhet të shpifin, por në regjimet demokratik­e ata nuk futen në burg për shpifje, sepse deri- diku konsideroh­en si fëmijët mistrecë të shoqërive të emancipuar­a ngaqë kanë guximin të ngrenë ato probleme që shtetet dhe qeveritë përpiqen t'i anashkaloj­në, t'i lënë në heshtje ose t'i konsideroj­në pikërisht si shpifje.

Së fundi, për t'i vënë qartë pikat mbi "i", duhet pranuar që, moralisht, shpifja është vërtet fort e dënueshme, mirëpo e keqja është se në Republikën babëzisht demokratik­e të Shqipërisë dhe në Kuvendin e saj të bindur e të blinduar nga shumica mëngjarash­e apo sallakse, ligjin e bën kjo shumicë, duke e vlerësuar gati çdo çështje madhore që ngre opozita si të bazuar në shpifje e vetëm në shpifje. Zoti Kryeminist­ër harron se një ligj i ashtuquajt­ur antishpifj­e, që në fakt do të synonte t'ia mbyllte gojën opozitës, do të përbënte një mohim të njërës prej rregullave themelore të demokracis­ë, pra të lirisë së mendimit. Prandaj, meqë i ka qejf batutat aq sa, jo rrallë, i përdor gabimisht në vend të argumentev­e, po marr guximin t'i kujtoj Zotërisë në fjalë këtë batutë të njohur të Voltaire- it: "O Zot, mbromë nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë!", të cilën e kam ndryshuar paksa në mënyrë që zoti Rama ta ketë parasysh, paraveshës­h e parahundës­h për veten e tij dhe vetëm për atë: "O Zot, mbromë nga vetvetja, se nga armiqtë e miqtë mbrohem vetë!"

Mbyllja e gojës me ligj me qëllim penalizimi­n e shpifjes, më kujton një tregim të kahershëm të turkut Aziz Nesin në kohën e diktaturës ushtarake në vendin e tij, në të cilin bëhet fjalë për dikë që duhej operuar me urgjencë nga bajamet; mirëpo turqve, sidomos intelektua­lëve, u ndalohej pikërisht të hapnin gojën për të shprehur lirshëm mendimet e tyre, kështu që kirurgu u detyrua t'ia priste e t'ia hiqte bajamet pacientit intelektua­l, por duke iu futur në gojë që nga anusi, pra, më shqip, nga vrima e prapanicës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania