Panorama (Albania)

Masakra me tre të vrarë, Basha: Referendum për dënimin me vdekje

Ish- kreu i PS braktiset nga gruaja dhe 4 fëmijët. "I vrava se më fyen dhe më qëlluan në sy të bashkëfsha­tarëve të mi"

- BURREL/ ALBI LALA

Autori i vrasjes së trefishtë dhe plagosjes së një tjetri në Mat nuk shfaq pendesë për masakrën e kryer.

Kujtim Koxha, ish- kryetar i PS- së në zonën ku ndodhi masakra, është shprehur në Polici se ai e kishte kryer krimin për të vendosur dinjitetin e tij para banorëve të tjerë, të cilët e kishin parë teksa atë e kishin goditur punonjësit e bashkisë, që kishin ardhur të shtronin rrugët e fshatit. "Nuk jam penduar. Ata më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfsha­tarëve të mi dhe unë s'mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën", është shprehur në Policinë e Burrelit autori i ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy punonjësit e Ndërmarrje­s së Mirëmbajtj­es së Rrugëve Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja). Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti. Mësohet se në këto tri ditë pas krimit të rëndë, Koxha është braktisur nga familja e tij. As e shoqja dhe as katër fëmijët e tij, të cilët sipas të dhënave janë të martuar të gjithë, nuk kanë ardhur ta shohin atë apo t'i sjellin ndërresa të tjera. "Duket më i qetë se ditën e ngjarjes kriminale. Të afërmit nuk kanë ardhur për ta takuar apo për t'i sjellë ushqime e veshmbathj­e. Për momentin duket i braktisur nga të gjithë. I është thënë se ka të drejtë të mbrohet me avokat, por Kujtim Koxha nuk ka pranuar. Ai shprehet se avokatin do ta sigurojë vetë", thanë burime nga Policia e Burrelit.

VIZITA E BASHËS

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka ngushëllua­r familjet e Mentor Hoxhës në Burgajet, Erzen Aliajt në Zenisht dhe Hamit Buçit në Shëlli. I shoqëruar edhe nga drejtues vendorë të Burrelit, ai ka kërkuar ndëshkim të rreptë për autorin e kësaj masakre. Pas vizitave në tri familjet e viktimave, kreu opozitës është ndalur në spitalin "Xhavit Mara" në Burrel për të parë nga afër edhe gjendjen shëndetëso­re të të plagosurit Astrit Hani. "Kjo ishte një ngjarje makabre. Punonjësit e bashkisë ishin në krye të detyrës. Ngushëllov­a familjet e Mentor Hoxhës, Erzen Alisë dhe Hamit Buçit. Ngjarja ka tronditur jo vetëm Burrelin, por gjithë Shqipërinë", u shpreh Basha. Ai theksoi më tej se vendi është më i pasigurt se kurrë. "Nga Shëlliu në Tiranë, nga Shkodra në Vlorë, sundojnë njerëzit e krimit. Në 24 orë janë vrarë pesë qytetarë. I bëj thirrje Kryeminist­rit të ndalë gojën dhe të ngushëlloj­ë familjet e tri viktimave, t'u ofrojë siguri matjanëve dhe gjithë shqiptarëv­e", vijoi më tej Basha. I pyetur nga gazetarët nëse duhet të rikthehet dënimi me vdekje pas ngjarjeve të fundit, lideri i PD- së u përgjigj se është i gatshëm që ta shtrojë këtë pyetje në referendum, kur Partia Demokratik­e të vijë në pushtet. "Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë. Unë personalis­ht jam i gatshëm që këtë pyetje t'ia shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum, në momentin që PD- ja do marrë përgjegjës­inë për të qeverisur vendin". Pas vizitave në familjet e viktimave dhe në spitalin lokal, Lulzim Basha është takuar me strukturat e PD- së dhe drejtuesit vendorë, ku ka dënuar fort ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar nga strukturat shtetërore ndëshkimin e rëndë të autorit të masakrës së Shëlliut.

 ??  ??
 ??  ?? Kujtim Koxha gjatë arrestimit
Kujtim Koxha gjatë arrestimit
 ??  ??
 ??  ?? Lokali ku ndodhi vrasja e trefishtë
Lokali ku ndodhi vrasja e trefishtë
 ??  ?? Basha, dje në spitalin e Burrelit
Basha, dje në spitalin e Burrelit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania