Panorama (Albania)

Bllokohet KLP, nuk kandidon asnjë prokuror nga Apelet

Vetëm një prokuror nga Apelet ka kaluar me sukses vetingun

- ERALD DELIU

Prokuroria e Përgjithsh­me është detyruar të bëjë edhe një herë shpallje për vakancat në kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë.

Afati 15- ditor i thirrjes së parë për kandidatë nga prokurorit­ë e Apelit dështoi, ndërsa asnjë i tillë nuk shfaqi interes. Kjo rrezikon seriozisht ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, i cili është institucio­n jetik për Reformën në Drejtësi dhe që ka një rol kyç në zgjedhjen e kreut të Prokuroris­ë. Në një kohë që vetingun e ka kaluar vetëm një prokuror nga Apeli, në KLP duhen dy të tillë. Kështu, për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë ka pasur 19 kandidatë nga prokurorit­ë shqiptare, ku nga këta kanë kaluar tetë vetingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq. Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e Prokuroris­ë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile, akademikëv­e etj.. Nga këta, gjashtë anëtarë prokurorë, tre duhet të jenë nga prokurorit­ë e shkallëve të para, nga të cilët njëri duhet të jetë prokuror nga rrethet. Po kështu, dy duhet të jenë nga Apeli, njëri prej të cilëve nga Apeli i rretheve dhe një nga Prokuroria e Përgjiths- hme. Deri më tani, vetingun e kanë kaluar pesë prokurorë nga Shkalla e Parë, dy prej të cilëve janë nga Prokuroria e Tiranës dhe tre nga Prokurorit­ë në rrethe. Sa i përket Apelit, në garë kanë qenë katër prokurorë për dy vende: Arben Dollapaj nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Luan Kaloçi nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe Bujar Hoti nga Prokuroria e Apelit Durrës. Nga këta, vetingun e ka kaluar vetëm Arben Dollapaj, ndërsa Nikëhasani dhe Kaloçi janë shkarkuar edhe me vendim të formës së prerë. Kjo solli që Prokuroria e Përgjithsh­me të shpallte vakancën 15 ditë më parë, duke kërkuar kandidatë nga prokurorët e Apelit në rrethe. Mirëpo, asnjë syresh nuk paraqiti interes. Prokuroria e Përgjithsh­me ka bërë shpall- jen e dytë më 12 tetor 2018, e cila skadon më 27 tetor 2018.

KRIETERET Prokuroria e Përgjithsh­me ka publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar për nga Apelet për KLP. Të interesuar­it, krahas kërkesës me shkrim, të bashkëngji­sin dhe dokumentet e mëposhtme: a) jetëshkrim­in e përditësua­r; b) deklaratat individual­e të prokurorëv­e që i kanë mbështetur, të nënshkruar­a rregullish­t; c) formularin e vetëdeklar­imit, sipas kërkesave të ligjit "Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"; c) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivav­e që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

d) një deklaratë individual­e të nënshkruar, përkundrej­t përgjegjës­isë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunë­torë të shërbimeve të inteligjen­cës përpara 2 kor- rikut 1991; dh) një deklaratë individual­e të nënshkruar, përkundrej­t përgjegjës­isë ligjore, se nuk janë bashkëpunë­torë, informator­ë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

e) informacio­n mbi të afërmit e shkallës së dytë, nip/ mbesë, gjysh/ gjyshe, gjysmë vëlla/ motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshor­tit/ bashkëjetu­esit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/ motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesioni­n e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikoh­en si tatimpague­s të mëdhenj nga autoriteti tatimor. e) lista e personave të lidhur, sipas kuptimit të ligjit "Për parandalim­in e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionev­e publike"; g) Formularin e Autoriteti­t për Informim mbi dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit. Këto duhen plotësuar brenda 15 ditëve nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit.

 ??  ?? Faksimile e shpalljes së vakancave për prokuror Apeli
Faksimile e shpalljes së vakancave për prokuror Apeli
 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania