Panorama (Albania)

Manovra e PS për ligjin e ri kundër shpifjes, Rama: Gjysmagjel­at e majmur s’meritojnë supë burgu

PS S’KA VOTA PER NDRYSHIMIN E KODEVE, DREJT NJE LIGJI TE POSAÇEM. PD: NDERKOMBET­ARET KUNDER PAKETES SE RAMES

-

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PDsë, Oerd Bylykbashi, i kujton Kryeminist­rit Rama se ndërkombët­arët janë kundër paketës së tij antishpifj­e.

Bylykbashi iu referua rekomandim­eve të Asamblesë Parlamenta­re të Këshillit të Europës dhe OSBE/ ODIHRit në lidhje me dënimin e shpifjes, duke kujtuar se këto institucio­ne ndërkombët­are mirëpresin shfuqizimi­n e dënimit me burg për fyerjen dhe shpifjen dhe shfuqizimi­n e mbrojtjes së veçantë për kategori të posaçme personash, ku përfshihen edhe mediat. "Të nderuar gazetarë, kjo është një kujtesë për ju se nuk jeni vetëm në luftën për liri të shprehjes, përkundër tentativës së fundit të Edi Ramës për t'i mbyllur gojën medias dhe opozitës, për t'i mbyllur gojën të vërtetës dhe fjalës së lirë. Qeveria e Kryeminist­rit Sali Berisha, përveç urdhrit të ndalimit për padi civile ndaj mediave dhe gazetarëve, e uli shpifjen nga "krim" me dënim me burg, në "? kundërvajt­je penale" me dënim me gjobë. Kjo u mirëprit nga Këshilli i Europës, siç e shpreh rekomandim­i më sipër. Ndërkohë, me urdhër të Kryeminist­rit Sali Berisha, asnjë gazetar apo politikan nuk u padit as civilisht nga qeveria apo administra­ta për shpifje?, edhe pse Kodi Civil ka dispozitat e nevojshme kundër shpifjes, pra nuk ka nevojë për rregulla shtesë", sqaron Bylykbashi.

DËNIMI

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së kujton se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka që nga viti 2014 që shkel rekomandim­et e Këshillit të Europës dhe OSBE- së, duke e përdorur Kodin Penal për të dënuar deputetët e opozitës. "Që në vitin 2014, qeveria e Edi Ramës vazhdon të shkelë rekomandim­et e Këshillit të Europës dhe OSBE- së. Përkundraz­i, jo vetëm e ka përdorur Kodin Penal për të dënuar penalisht deputetet e opozitës, ka ndërsyer deputetet e tij për të kallëzuar penalisht deputetë dhe gazetarë për shpifje për denoncimin që ata u bëjnë lidhjeve të tij dhe qeverisë së tij me krimin dhe korrupsion­in, por kërcënon me paketë të re antishpifj­e si instrument për autocensur­ë, siç e quan Këshilli i Europës", deklaron deputeti i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania