Panorama (Albania)

Meta vlerëson Hajdarin dhe Berishën: Lidhi Shqipërinë me Kosovën

HEC- et në Valbonë, "Të ruajmë ekosistemi­n nga projektet e shtyra nga interesat e çastit"

- TROPOJE

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndet­i veprimtari­në kulturore "Kcimet e Tropojës në UNESCO".

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Presidenti Meta vlerësoi figurat politike që kanë dalë nga Tropoja si Azem Hajdari dhe Sali Berisha, duke u shprehur se kanë qenë ndër faktorët kryesorë të Lëvizjes Demokratik­e në Shqipëri. "Jam sot këtu për t'u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësi­t të ' Lëvizjes Studentore'. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësi­t kryesorë të Lëvizjes Demokratik­e si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalit­ete të tjera, intelektua­lë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja",- tha Presidenti. Krahas kësaj, ai u ndal edhe te ndërtimet infrastruk­turore të bëra në Shqipëri, duke vlerësuar ish- Kryeminist­rin Berisha për ndërtimin e Rrugës së Kombit. "Ashtu sikurse nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarr­jen dhe vendosmëri­në e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë dhe shqiptarët do të vazhdonin të udhëtonin drejt njëritjetr­it përmes Maqedonisë. Tropoja ka qenë dhe vazhdon të mbetet një krahinë me rëndësi strategjik­e mbarëshqip­tare dhe fqinjësore", tha Presidenti.

Në vijim të fjalës së tij, Meta u ndal edhe te ndërtimi i HEC- eve në luginën e Valbonës, duke theksuar se ekosistemi i Bjeshkëve të Veriut është një nga pasuritë më të mëdha natyrore e turistike të popullit shqiptar dhe, si e tillë, duhet të ruhet me çdo mjet nga projektet e nxituara, të pamenduara, të shtyra nga politikat ditore, por edhe interesat e çastit. "Këtë ekosistem të krijuar nga natyra dhe të ruajtur si sytë e ballit nga populli ndër shekuj duhet ta ruajmë me çdo mjet nga projektet e nxituara, të pamenduara, të shtyra nga politikat ditore po edhe interesat e çastit", u shpreh Presidenti.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta gjatë vizitës në Tropojë
Presidenti Meta gjatë vizitës në Tropojë
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta në Tropojë
Presidenti Ilir Meta në Tropojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania