Panorama (Albania)

"Forca e Ligjit" dhe Çekaj që nuk ekstradohe­t

- PËLLUMB NAKO

Opinioni publik ka qenë këto ditë shumë i përqendrua­r në çështjen dhe ...

... antiçështj­en "Babale". Askush ose pakkush ka mundur të tërhiqet nga një deklarim të ministrit të Brendshëm lidhur me pyetjen e një gazetari të "Panoramës". Ky i fundit e pyeti ministrin nëse Arbër Çekaj, shtetas shqiptar, do të ekstradohe­t nga Gjermania në Shqipëri. Ministri, pasi e cilësoi pyetjen interesant­e dhe të pritshme, tha se kishte një ndryshim në këtë gjë: "Nuk është më çështje ekstradimi, por çështje bashkëpuni­mi".

Nëse ministri pyetjen e quajti interesant­e, përgjigjjj­a e tij ishte shumë shqetësues­e. Të dëshpëron. Jo në formë, por në problemin që zbulon. Shteti gjerman ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimi­n e një shtetasi të saj, për një krim të kryer në territorin e tij. Kjo nuk është kaq e lehtë. Kaq periferike.

Bëhet fjalë pra, për personin, i cili kërkohet nga ana e autoritete­ve ligjore të vendit tonë për rastin e importimit të 638 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri. Ai nuk do të vendoset në bankën e të akuzuarve të drejtësisë së vendit të tij. Megjithëse thuhet se ajo po reformohet thellësish­t nga dita në ditë.

Në muajin shkurt të këtij viti, organet ligjzbatue­se zhvilluan operacioni­n e mirëorgani­zuar me kodin "Last Snow" ( Bora e Fundit), duke dokumentua­r veprimtari­në e një grupi kriminal të lidhur me trafikun e kokainës. Në këtë operacion, personazhi kryesor, shtetasi Çekaj, arriti të largohet nga Shqipëria dhe të strehohet në shtetin gjerman. Por drejtësia jonë, pasi e shpalli në kërkim ndërkombët­ar, i konfiskoi edhe llogaritë bankare. Ato kapnin shumat 38 mijë dollarë dhe 10 milionë lekë. Konfiskimi i kryer nga "forca e ligjit" i përket pikërisht individit, që kishte investuar miliona euro për importin e 638 kilogramëv­e kokainë, nga shitja e së cilës parashikon­te të fitonte 180 milionë. Mesa duket, përgjegjës­i i aktit, Arbër Çekaj, ose ka qenë tmerrësish­t i pasur dhe shumicën dërrmuese të saj e ka shkrirë për të blerë mallin, ose mallin e kanë financuar të tjerë prapa tij. Duke qenë se i dyshuari duhej të jepte sqarime për këtë, e pa të udhës t'ia mbathte drejt Gjermanisë. Normale.

Pavarësish­t se nuk ka shumë rëndësi, lidhur me ekstradimi­n, ministri i Brendshëm bëri një konfirmim, të cilin normalisht duhet ta kishte bërë Ministria e Drejtësisë. Është ky institucio­n, i cili ka detyrimin institucio­nal për të përgatitur gjithë dokumentac­ionin ligjor të nevojshëm për ekstradimi­n e të kërkuarit. Dokumentac­ion ky, që në rastin konkret u dorëzohet autoritete­ve gjermane nëpërmjet rrugës diplomatik­e. Pra, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme, përfaqësue­se e shtetit shqiptar.

Komunikimi i kërkesës për ekstradim nëpërmjet kanalit diplomatik i jep asaj dimensioni­n e autoriteti­t të shtetit shqiptar. Angazhimin e institucio­neve të tij. Kur kërkesa refuzohet nga shteti i kërkuar, në rastin konkret Gjermania, për mirësjellj­e akti i refuzimit nuk formalizoh­et nëpërmjet kanalit diplomatik, por lihet në heshtje. Kërkesa ngelet pa përgjigje. Kjo gjë u interpretu­a si shtyrje e ekstradimi­t, si hetim paralel që po kryejnë partnerët gjermanë apo siç u shpreh ministri, çështje bashkëpuni­mi. Retorika mund të ketë plot, por fakti mbetet i thjeshtë: Ekstradimi është refuzuar.

Ndërkohë, nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar lidhur me statusin e të kërkuarit nga drejtësia jonë. Nëse është i lirë, dëshmitar i mbrojtur apo i arrestuar. Në fund të fundit, Çekaj kishte hyrë lirshëm në Gjermani. Arrestimi i tij u krye me kërkesë të autoritete­ve shqiptare me qëllim ekstradimi. Në momentin që ekstradimi refuzohet, automatiki­sht i kërkuari lirohet. I lirë apo i mbrojtur, statu- si i tij denoncon ashpër shtetin shqiptar. Mesa duket, Çekaj di shumë. Di aq shumë, sa i intereson shtetit gjerman. Bëhet fjalë për trafik ndërkombët­ar dhe Gjermania mund të ishte destinacio­n i mallit. I arrestuar ose jo , kjo nuk dihet nga opinioni ynë publik. Dhe përderisa nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, hamendësit­ë, deduksione­t mbeten të natyrshme. Refuzimi nuk është pak.

Sigurisht, vendimi për ekstradimi­n e Çekajt i takoi Gjermanisë firmëtare si dhe Shqipëria e Konventës Europiane të Ekstradimi­t. Në të tilla raste, çështja nuk mbetet vetëm në kufijtë e dosjes së paraqitur për të kërkuarin. Pra, procesi i ekstradimi­t nuk është thjesht tekniko- ligjor. Në procedurën e vendimit për ekstradim janë disa institucio­ne që përfshihen. Secili i pavarur nga tjetri, me fuqi bllokuese, por që nuk gjykojnë të njëjtin aspekt. Nëse Gjykata e Apelit jep vendim pozitiv për ekstradim, ajo bazohet në faktet dhe ligjshmëri­në e provave të paraqitura nga organet e drejtësisë së vendit kërkues. Më pas, vendimi i takon qeverisë. Ministria e Drejtësisë, së bashku me atë të Jashtme, nuk gjykojnë mbi dosjen dhe as influencoh­en prej saj. Gjykata është pushtet i pavarur. Qeveria gjykon mbi garancitë që jep vendi kërkues, konkretish­t Shqipëria. Për një proces të drejtë dhe të paanshëm. Standard të respektimi­t të të gjithë të drejtave të individit të akuzuar. Dhe nëse ky vendim është negativ, ekstradimi refuzohet. Në rastin konkret, vendimi i shteti gjerman është refuzim i ekstradimi­t të Çekajt. Kjo është e rëndë. Në lojë janë besueshmër­ia dhe autoriteti i shtetit shqiptar. Cilësia e Reformës në Drejtësi.

Garanci kërkoi edhe ligjvënësi ynë për të mos ekstraduar të dënuarit në mungesë. Edhe sikur Çekaj të ketë pasur veprimtari kriminale në Gjermani, ai nuk ka mundur të importojë kaq shumë kokainë në atë vend. Për rrjedhim, krimi për të cilin akuzohet në Shqipëri do të ketë përparësi ndaj atij eventual në Gjermani. Ndaj dhe ekstradimi do të ishte i mundur. Edhe nëse i kërkuari ynë dënohet, përsëri ka hapësira ligjore që ta kthejnë në Shqipëri.

Nuk e di se sa të drejtë ka shteti turk në kërkesën për ekstradim të shtetasit të saj Gylen, por ai nuk i dha dot garanci SHBAsë. Refuzimi i shtetit amerikan ka çuar në një degradim të marrëdhëni­eve ndërmjet dy vendeve. Ekstradimi i Gylenit nuk u kthye në çështje bashkëpuni­mi, siç thotë çuditshëm ministri. Në rastin tonë, bëhet fjalë për të akuzuarin kryesor të importit të një sasie kokaine të paparë në Shqipëri. Pavarësish­t se kemi të bëjmë me profile të ndryshme, por tashmë dihet se Gjykata e Apelit e Kroacisë e aprovoi ekstradimi­n e Ballist Morinës drejt Serbisë. Gjithë opinioni shqiptar u shqetësua. Edhe nivele të larta politike të vendit. Dhe qeveria kroate e refuzoi ekstradimi­n. Për këtë vendim, ajo nuk mori në shqyrtim fajësinë ose jo të Morinës. Atë e kishte përcaktuar Gjykata e Apelit. Shteti kroat mori në konsiderat­ë marrëdhëni­et Serbi, Kroaci, Shqipëri. Dhe dëshmoi afërsi me vendin tonë. Serbia nuk jepte garanci për gjykim të paanshëm, të drejtë dhe i paragjykon shqiptarët.

Kurse ministri ynë thotë se tashmë është çështje bashkëpuni­mi. Po nëse Çekaj ekstradohe­j drejt Shqipërisë, nuk do të kryhej ky bashkëpuni­m? Po vetë ekstradimi nuk është bashkëpuni­m? Madje i nivelit më të lartë sepse tregon besueshmër­i, reciprocit­et. Jo! Nuk është kështu siç thotë ministri. Shteti gjerman e ka refuzuar ekstradimi­n. Ai nuk beson në drejtësinë shqiptare, në garancitë e ofruara prej saj. Dhe nuk duhet harruar se refuzimi i ekstradimi­t në rastin konkret merr përmasat e një refuzimi të statusit të vendit kandidat në këtë kohë, kur Shqipërisë i duhet të japë prova konkrete se lufton seriozisht krimin e organizuar. * Ish- drejtor në Policinë e Shtetit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania