Panorama (Albania)

Antishpifj­a, Vasili: Përzierje e maskarallë­kut dhe idiotësisë

-

Lëvizja Socialiste për Integrim e sheh si një idiotësi propozimin e Kryeminist­rit Rama për paketën ligjore antishpifj­e. Në një dalje për mediat, kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, e hodhi poshtë propozimin për paketën antishpifj­e, duke paralajmër­uar votat kundër kësaj partie mbi këtë nismë ligjore. Krahas kësaj, Vasili e konsideroi këtë nismë si një "përzierje shumë e veçantë e maskarallë­kut dhe idiotësisë". "Paketa antishpifj­e e Kryeminist­rit Rama është një përzierje shumë e veçantë e maskarallë­kut dhe idiotësisë. Është një bashkim që vetëm Kryeminist­ri i vendit i mishëron si asnjë tjetër. Pra, amalgamën midis maskarait dhe idiotit", u shpreh Vasili. Krahas kësaj, kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së u ndal edhe te thirrja e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, në Prokurori. Sipas Vasilit, institucio­ni i akuzës po sillet në mënyrë të njëanshme duke thirrur në mënyrë imediate përfaqësue­s të opozitës për të dhënë shpjegime. "Sot qytetarët duhet të jenë me mendjen top dhe duhet të kuptojnë një herë e përgjithmo­në që drejtësi për ta nuk ka më. Ka vetëm një drejtësi që mban, përkëdhel dhe mbron Kryeminist­rin e Sh- qipërisë. Kryetari i Partisë Demokratik­e duhet të thërritet para drejtësisë, me vrap, me ankth, me nxitim të jashtëzako­nshëm, në mënyrë të paduruar, pasi është paditur nga një frymëzues mbështetës i trafikantë­ve, ndërsa Kryeminist­ri i Shqipërisë gëzon të gjitha privilegje­t e një njeriu të paatakuesh­ëm", tha Vasili. Ndërkohë, ish- ministri Ylli Manjani në "News 24" deklaron se Kryeminist­ri është sot nervoz, pasi nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën dhe Parlamenti­n e ka bosh. Sipas Manjanit, nëse do të ketë një tryezë ku Kryeminist­ri Rama të ulet për negociata me opozitën, kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, do të jetë i larguari i parë. "Opozita ka ende punë për të bërë, duhet racionaliz­uar mirë jo vetëm reagimi opozitar, por edhe përgatitja për të qeverisur nesër. Në këtë nervozitet Rama hedh shashka. Unë mendoj se me këtë qeveri nuk ka asnjë arsye për t'u ulur, po e zëmë se për një moment të caktuar opozita ulet me Ramën, Taulant Balla është i pari që e ha, nga Rama vetë. Fatmir Xhafaj nuk e shtyn dot më, jo vetëm për arsye të brendshme, por edhe për arsye ndërkombët­are, ka ardhur edhe memoja e Fatmirit, e di ai shumë mirë, siç erdhi për Saimirin. Dhe hedh karrema për opozitën, po iu jap KLSH- në, po iu jap SHIK- un, përpiqet për të futur opozitën te logjika e pazarit politik dhe nëse partitë e opozitës së sotme bien në këtë logjikë, do bëjnë gabimin më të rëndë të mundshëm dhe do jetë me pasoja shumë të rënda për demokracin­ë në Shqipëri", tha Manjani.

 ??  ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania