Panorama (Albania)

Paketa antishpifj­e, Rama: Gjysmagjel­at e majmur s'meritojnë as 1 supë burgu

Maxhoranca shqyrton mundësinë për hartimin e një ligji të veçantë kundër shpifjes. Ja çfarë parashikoh­et në Kod

- TIRANE

Propozimi i Kryeminist­rit Edi Rama për të miratuar një paketë ligjore antishpifj­e do të bëhet me një ligj të veçantë. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se maxhoranca do ta sjellë këtë nismë si një ligj të posaçëm dhe jo një amendament në Kodin Penal apo në Kodin Civil.

Po pse paketa antishpifj­e vjen në këtë lloj forme? Arsyeja kryesore është sepse Partia Socialiste nuk ka votat e nevojshme për të miratuar një nismë të tillë ligjore si një amendament në Kodin Penal apo në Kodin Civil. Për të ndryshuar këto kode duhen së paku 84 vota pro. Aktualisht, Partia Socialiste së bashku me deputetët e pavarur dhe ata të PDIU- së zotërojnë 78 kartonë në sallën e Parlamenti­t, pra, 6 vota më pak se sa duhet. Kësisoj, për të miratuar një paketë ligjore antishpifj­e, socialistë­t janë të detyruar që të propozojnë një ligj që kërkon shumicë të thjeshtë ose shumicë absolute votash në sallën e Kuvendit.

QËNDRIMI I KRYEMINIST­RIT

Ditën e djeshme, Kryeminist­ri Rama vijoi me prezantimi­n e paketës së tij antishpifj­e në rrjetet sociale. Këtë herë, ai u ndal te dënimi që do të parashikoh­et në ligj në rastet e shpifjes kundër ministrave, deputetëve apo funksionar­ëve të tjerë publikë. Sipas Ramës, nuk do të ketë dënime penale me burgim, por vetëm dëmshpërbl­im financiar. "Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjel­at tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike, duke sharë e akuzuar pa prova, s'meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxje­rr goja", shkroi Rama sot në rrjetet sociale.

PROPOZIMET E MËPARSHME

Në deklaratat e mëparshme në rrjetet sociale, Kryeminist­ri Rama ka dhënë detaje për paketën antishpifj­e. Sipas tij, çdo deputet i Partisë Socialiste dhe çdo ministër i qeverisë do të denoncojë rastet e shpifjes, ku do të kërkojë dëmshpërbl­im financiar. Sipas Ramës, paratë që do të arkëtohen nga proceset gjyqësore do të shkojnë për fondin e edukimit. "Çdo lekë i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, biblioteka­t e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjuterë apo materiale mësimore. Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bëjnë Kryeminist­ri, ministrat, deputetët, kryebashki­akët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacio­n, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit. Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamenta­r e qeverisë", ka sqaruar Kryeminist­ri.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania